Shoqata e TV Europiane, thirrje BE-së: Qeveria po sulmon Top Channel

top-ch3Shoqëria e televizioneve komerciale në Europë (ACT) me seli në Bruksel, i bëri thirrje Bashkimit Europian të mbështesë lirinë e medias në Shqipëri. E alarmuar nga sulmet e fundit kundër Top Channel, ACT reagoi nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Transmetuesit komercialë europianë reaguan të alarmuar ndaj raportimeve nga Shqipëria se udhëheqësi i tregut të medias, televizioni i pavarur Top Channel, po vihet sërish nën presionin politik kur vendi përballet me zgjedhje thelbësore”, thuhet në deklaratë.

“Zhvillimi i fundit është një lëvizje për të dëbuar Top Channel dhe studiot e tij nga ambientet aktuale. Kjo ngjarje ndjek vite të tëra rastesh gjyqësore të nxitura nga Qeveria dhe presione financiare, përfshirë këtu akuzat se paratë e taksapaguesve në formën e buxhetit të shtetit për reklama janë devijuar drejt rivalëve, drejt kompanive më pro-qeveritare”, kujton ACT.

Nga Brukseli, Drejtori i Përgjithshëm i ACT, Ross Biggam, i bëri thirrje BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare të dënojnë veprimet e autoriteteve shqiptare.

“Këto raportime shqetësuese nga Tirana tregojnë edhe njëherë se liria e medias nuk është diçka që falet apo dhurohet. Disa qeveri po bëhen gjithnjë e më shumë të sofistikuara në taktikat që përdorin për të kufizuar punën e medias së pavarur, dhe po përdorin metoda indirekte, si në këtë rast, duke planifikuar ligje për t’i ngacmuar dhe për t’ju bërë presion gazetarëve. Publiku shqiptar vlerëson qartësisht pavarësinë e gazetarisë që praktikon Top Channel, dhe lajmet e tij janë rregullisht më të ndjekurat në vend. Fakti që shikuesit privohen nga kompania e tyre e preferuar dhe e pavarur mediatike, në prag të zgjedhjeve, është i papërputhshëm me vlerat demokratike”, tha Biggam.

Pas citimit të një raporti të Komisionit mbi rekomandimet dhe përgjegjësitë për mbrojtjen e lirisë së medias, Biggam kërkon që BE dhe komuniteti ndërkombëtar të veprojnë për të garantuar që gazetaria e pavarur shqiptare të inkurajohet, në vend që të jetë peng i presioneve në këtë kohë kritike për rrugën e vendit drejt integrimit në BE.

Përgatiti: ARTA TOZAJ

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s