“Qeveria, dhunë ndaj ‘Top Channel’”

r-biggamReagon ashpër Shoqëria e Televizioneve Komerciale në Europë: Liria e medias, në rrezik!

Drejtori i Përgjithshëm i ACT, Ross Biggam, u bëri thirrje BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare të dënojnë veprimet e autoriteteve shqiptare

“Zhvillimi i fundit është një lëvizje për të dëbuar “Top Channel” dhe studiot e tij nga ambientet aktuale. Kjo ngjarje vijon vite të tëra rastesh gjyqësore të nxitura nga qeveria dhe presione financiare”

Ka reaguar fuqishëm grupimi i televizioneve europiane, duke akuzuar qeverinë shqiptare për sulm ndaj mediave të pavarura në vend. Shoqëria e Televizioneve Komerciale në Europë (ACT) me seli në Bruksel, i bëri thirrje Bashkimit Europian të mbështesë lirinë e medias në Shqipëri. E alarmuar nga sulmet e fundit kundër “Top Channel”, ACT reagoi nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Transmetuesit komercialë europianë reaguan të alarmuar ndaj raportimeve nga Shqipëria se udhëheqësi i tregut të medias, televizioni i pavarur “Top Channel”, po vihet sërish nën presionin politik kur vendi përballet me zgjedhje thelbësore”, thuhet në deklaratë. “Zhvillimi i fundit është një lëvizje për të dëbuar “Top Channel” dhe studiot e tij nga ambientet aktuale. Kjo ngjarje vijon me vite të tëra rastesh gjyqësore të nxitura nga qeveria dhe presione financiare, përfshirë këtu akuzat se paratë e taksapaguesve në formën e buxhetit të shtetit për reklama janë devijuar drejt rivalëve, drejt kompanive më pro-qeveritare”, kujton ACT. Nga Brukseli, drejtori i përgjithshëm i ACT, Ross Biggam, u bëri thirrje BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare të dënojnë veprimet e autoriteteve shqiptare. “Këto raportime shqetësuese nga Tirana tregojnë edhe njëherë se liria e medias nuk është diçka që falet apo dhurohet. Disa qeveri po bëhen gjithnjë e më shumë të sofistikuara në taktikat që përdorin për të kufizuar punën e medias së pavarur dhe po përdorin metoda indirekte, si në këtë rast, duke planifikuar ligje për t’i ngacmuar dhe për t’u bërë presion gazetarëve. Publiku shqiptar vlerëson qartësisht pavarësinë e gazetarisë që praktikon “Top Channel”, dhe lajmet e tij janë rregullisht më të ndjekurat në vend. Fakti që shikuesit privohen nga kompania e tyre e preferuar dhe e pavarur mediatike, në prag të zgjedhjeve, është i papërputhshëm me vlerat demokratike”, tha Biggam. Pas citimit të një raporti të Komisionit mbi rekomandimet dhe përgjegjësitë për mbrojtjen e lirisë së medias, Biggam kërkon që BE dhe komuniteti ndërkombëtar të veprojnë për të garantuar që gazetaria e pavarur shqiptare të inkurajohet, në vend që të jetë peng i presioneve në këtë kohë kritike për rrugën e vendit drejt integrimit në BE.

Bashkimi Europian

BE i ka vënë një kusht thelbësor qeverisë shqiptare për të marrë statusin kandidat, krijimin e kushteve për mediat e pavarura në vend. Më shumë se një herë, krerë të lartë të Brukselit, duke u nisur nga Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, e kanë konsideruar lirinë e medias si thelbësore dhe kanë ndërhyrë për çështjet kur qeveria ka sulmuar televizionin “Top Channel”. Ndër vite, Berisha ka pasur pengesë kryesore, përveç opinionit publik shqiptar, edhe komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimin Europian, në rrugën për ta dëmtuar dhe dobësuar televizionin “Top Channel”. Sulmi i fundit i qeverisë është kundërshtuar edhe nga opinioni publik shqiptar dhe aktorët e fushës së medias. Vetëm pak ditë më parë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncoi ashpër mekanizmin e presionit politik ndaj “Top Channel”. Kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, deklaroi se “Dënojmë aktin e rrethimit të një mjedisi, të një kanali kombëtar televiziv nga forca policore apo edhe forca përmbarimore. Ky është një akt që në një lloj pikëpamje reflekton një dhunë psikike mbi gazetarët mbi një staf profesionistësh televizivë, mbi vetë audiencën që e dëshiron kaq shumë një kanal të tillë”.

Përgatiti ARTA TOZAJ

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s