Një shënim në vëmendje të Artanit dhe Robertit pas një emisioni në TV KLAN

Nga Adrian Thano

Në një nga emisionet “Opinion” të kësaj jave të B.Fevziut në TV Klan, dy nga të ftuarit Hoxha (Artan) pronar i “Tirana Business University”, dhe Robert Rakipllari kryeredaktori i tanishëm i së përditshmes “Panorama” ofenduan lexuesit, investitorët dhe stafin e gazetës DITA, duke përdorur epitete fare të pavenda dhe për më tepër jashtë temës dhe kontekstit të emisionit.

Tema e emisionit ishte zgjedhjet e qershorit,  parashikimet e të ftuarve të B.Fevziut për koalicionet, përqindjet e parashikuara, fituesit etj. Fyerjet ndaj DITA-s si markë, erdhën pasi një nga të ftuarit, Eduard Zaloshnja, citoi rezultatet e një sondazhi kombëtar të gazetës DITA lidhur me këto zgjedhje.

Citimi i Zaloshnjës shkaktoi një nervozizëm të papritur veçanërisht tek dy nga të ftuarit e panelit, Hoxhën (Artan) dhe R.Rakipllarin. Njëherë njëri e më pas tjetri, devijuan për minuta të tëra nga tema e emisionit duke përdorur epitete të ulëta për gazetën, dhe duke tentuar disa herë në vijimësi të ndërpresin Zaloshnjen, madje duke ushtruar presion edhe mbi moderatorin Fevziu.

Si kryeredaktor i “Ditë”-s, dua t’u them dy personave në fjalë disa gjëra që nuk kam mundësinë t’ua them ndryshe.

E para: Për Hoxhën (Artan). Disa ditë më parë, në faqen online ResPublica të Mustafa Nanos, unë kam botuar një shënim të shkurtër lidhur me një artikull të Artanit për 21 janarin, ku Artani tentonte të paraqiste veten si një lloj përfaqësuesi të “shumicës së heshtur”, e cila shumicë (sipas Artanit), vinte shenjë barazimi mes Berishës që vrau dhe opozitës që organizoi protestën. I shkruajta Artanit që Artani mund të jetë “përfaqësues i shumicës së shqiptarëve”, aq sa mund të jetë artist cirku ai që në cirk pastron mutin e elefantit. Besoj se Artani nervozizmin me Ditën në emisionin e sipërpërmendur e ka prej këtij rasti. Mund të jetë ndier i fyer. Por… Dhe pikërisht këtu dua të ndalem: Unë kam shkruar për Artanin. Si individ. Nuk kam thënë përshembull që universitetit i Artanit TBU-ja është një bordello ku kurvëron veçanërisht Bashkia e Tiranës. Sepse në këtë rast do bëja gabimin që bëri Artani në emisionin në fjalë. Artani sulmoi Ditën si markë, pra Artani, nuk më fyeu vetëm mua, por fyeu të gjithë ata që lexojnë Ditën, fyeu ata që e investojnë, e printojnë, e shpërndajnë, e shtypin, e shesin Ditën. Bukuri!

Të njëjtin gabim të rëndë bëri Roberti. Madje Roberti e trashi edhe më tepër zullumin. Unë Robertin e njoh prej kohës; vite të tëra e kam patur te Shekulli dhe e di që Roberti nuk është tip polemisti, përkundrazi. Ndaj sulmet dhe fyerjet e Robertit ishin pak të papritura për mua. Por gjithsesi, vlen për Robertin ajo që thashë më lart: Është tjetër gjë të thuash, fjala vjen Roberti është një koqe kandari dhe tjetër gjë të thuash Panorama është një gazetë legene. Në rastin e parë do kishim të bënim me Robertin si person, në rastin e dytë do fyenim shumë më tepër njerëz;  në vecanti ata që lexojnë Panoramën.

Kjo vlen edhe për Fevziun e për gjithë të tjerët. Mund të kemi thënë që Fevziu është Berisha tullac por është krejt e  pakëshillueshme të themi që nuk ka ndonjë gazetari të madhe në përpjekjen minimaliste për të veshur ca burra me kostume të bukura që ia shtrojnë muhabetit në ekran. Në rastin e dytë do fyenim emisionin, pra, fare padrejtësisht, do fyenim teleshikuesit e tij.

Ndoshta Artani, si më i sprovuar në artet gojore, mund t’ia shpjegojë edhe Robertit edhe të tjerëve në atë panel që nga ana juridike kanë bërë një gafë të rëndë, të regjistruar edhe në pamje filmike. Kësaj historie Dita do t’i rikthehet me qasje të tjera, por së fundmi do doja të theksoja se kemi vënë re një nervozizëm në rritje ndaj Ditës; e kemi parë muajt e fundit fillimisht tek ministri Noka dhe k/ministri Berisha, më pas te disa moderatorë studiosh televizive e tani edhe te këta të dy.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s