Sulmet e Berishës ndaj “Top Channel”

s-berisha3

“Fiks Fare” paraqet disa deklarata të Kryeministrit kundër medias kryesore ndër vite

Sulmi i fundit i qeverisë “Berisha” ndaj “Top Channel”, televizionit më të rëndësishëm në vend, nuk është gjë tjetër veçse një vazhdë e pandërprerë represioni politik ndaj një media të lirë dhe kritike ndaj të gjitha qeverive. Emisioni “Fiks Fare” ka renditur në edicionin e ditës së djeshme disa nga deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha, ndër vite, që nga 2006-a e deri më sot. Në të gjitha deklaratat, paraqitet një mendësi konstante dhe veprim i pandryshuar për ta sulmuar dhe etiketuar pa asnjë fakt “Top Channel”-in, drejtuesit dhe stafin e medias më të rëndësishme në vend. Berisha, në asnjë rast, nuk ka reflektuar mbi thelbin e së drejtës së fjalës, të vërtetën, por e ka sulmuar “Top Channel”, pikërisht pse ai ka thënë të vërtetën dhe nuk është tërhequr ndaj çdo sulmi politik, duke pasur edhe kosto të rëndë.

2006 – Në Kuvend

Berisha- Ajo godinë (selia ku ndodhet “Top Channel”) do të zbrazet nga e para. Çfarë po themi, të mos e respektojmë kontratën, jo do të respektojmë kontratën!

Më datë 13.01.2006 – Në Kuvend

Berisha- Ku do t’i marrim paratë? Ne kemi zhdoganuar fiks 110% më shumë kafe dhe çfarë kafeje do të thoshit ju? Nga ajo e cilësisë më të lartë, ‘top kafe’, ‘top kafe’. Po, po, ‘top kafe’. Edhe unë e dua kafenë, po ja që rrufis ato kafetë e tjera të cilat i preferoj. ‘Top kafenë’ e kemi zhdoganuar ne.

16.04.2007 (Kur filloi kontrolli i tatimeve në TCH)

Berisha – Nuk mund të themi që një media me një aktivitet të madh tregtar ka të njëjtat bilance me një media pa aktivitet tregtar, përveç biznesit strikt mediatik.

28.05.2007 – Në Kuvend

Berisha – Një opozitë e kapur këmbë e krye nga një media e cila nuk ka gjetur rrugë tjetër të mbijetojë veçse të politizojë shtetin ligjor. Le ta mësojnë zotërinjtë të cilët gjatë kësaj periudhe i dhanë dhe teserën e partisë dhe logon e saj ‘top kafesë’. Të mendohet se do të mbajë godinat kryesore të kryeqytetit nga mediat të quajtura të pavarura është turp, është turp, është turp! Se forcë në botë që të mbajë të pushtuar godinat e qeverisë nuk do të ketë! Thuhet se shefi juaj është aksioner aty, këtë poshtërim që i bëni ju vetes nga ai, nga ‘top kafeja’, nuk duhet t’ia lejonit kurrë. Çështja nuk është “Top Channel”-i, por çështja është për ‘top kafenë’, unë ju bëj be ju. Nuk ka pasur kurrë një ligj për të cilin të jenë zhvilluar kaq shumë debate sa është ligji i ‘top kafesë’ në të vërtetë. E thashë 20 herë tani, s’po e them me Telepudra, po Telekafe ka sepse ka mundësi.

15.07.2007 – Përgjigjet për kontrollin tatimor në “Top Channel”

Berisha – Kam ndjekur si reagimin e “Top Channel”-it, ashtu dhe reagimin e autoritetit tatimor. Ti nuk mund të bllokosh autoritetin tatimor, ai funksionon kundër teje nëse e bllokon.

13.01.2011

Berisha – Çuni i Kristaqit urdhëroi fatkeqin e “Top Channel”-it të montojë videon (video Meta-Prifti).

23.01.2011

Berisha – Në atë media të kthyer në hanxhar politik të Edi Ramës.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s