Leskaj: TVSH e njëanshme politikisht, debat në Kuvend

komisioni-parl17Komisioni i Medias doli me dy qëndrime në lidhje me punën e RTVSH-së, e paraqitur në raportin vjetor të këtij institucioni që mbahet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kryetarja e Komisionit të Medias, socialistja Valentina Leskaj u shpreh se për anshmërinë politike e këtij institucioni. “Këshillit dhe drejtorit të RTVSH i ka mbaruar mandati, por ato duhet të shkarkohen për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga ligji për median elektronike. Është shkelur ligji për pikën që ka të bëjë me atë që RTSH nuk ka përmbushur, misioni që i ka ngarkuar ligji. Për anshmërinë, politizimin dhe përdorimin në shërbim të pushtetit që ka treguar TVSH. Pushteti pavarësisht se e ka përdorur, nuk e ka ndihmuar në bërjen e tij në një TV Publik”, deklaroi Leskaj. Rezoluta e PD-së e vlerëson maksimimalisht TVSH, duke theksuar se “ka kryer mbulim mediatik dhe pasqyrim mediatik dinjitoz”. Ndërsa projektrezoluta e opozitës thekson se “RTSH-ja duke qenë një vegël e verbër në duart e qeverisë e sidomos, e kryeministrit, nuk ka zbatuar detyrimet ligjore të shprehura qartë dhe në nenin 36 të ligjit që programet radiotelevizive publike dhe private respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat e njeriut, paanshmërinë, pluralizmin e informacionit, të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve”. Kryekomisionerja Leskaj shprehu nevojën urgjente për riformatimin e shpejtë të KD-së së RTVSH-së, menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare të ligjit të ri.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s