Kjo “rracë” gazetarësh…

Nga Anila Basha

a-basha3

Jam marrë më shumë se njëherë me çështjen e shefave me gazetarët apo reporterët në terren. Për mënyrën sesi duhet ta përcjellim lajmin në mediat vizive, online apo print, ka shumë debate, shumë akuza, shumë urdhëra që jepen në mënyra të ndryshme nga redaksitë e lajmeve, por na mungon fryma e të parit fi llimisht tek vetja, e mandej te shoqëria.

Ngjarja e fundit e përmasave të mëdha mediatike, e arrestimit të të ashtuajturit “monstër” nga ne, Ardian Përrenjasit, pedofi lit që dyshohet se ka vrarë një djalë 11 vjeçar dhe kishte përdhunuar e marrë peng një djalë tjetër 10 vjeç, hapi sërish debat nëse media është brenda etikës së raportimit të lajmit, apo ka shkuar përtej këtij caku. A ka qenë media e saktë, e qartë, e drejtë, brenda etikës në raportimin e lajmit? Natyrisht që jo.

Askush nuk mund të thotë ndryshe. Fytyrat e vrenjtura të prindërve, familjarëve, dyert e shtëpive që mbylleshin me forcë, jeta që nuk jetonte në ato pragje shtëpish të dëmtuara dhe të lënduara nga drama që u kishte ndodhur, e mandej nga drama që po u ndodhte e daljes me zë dhe me fi gurë përpara gjithë shoqërisë shqiptare me paragjykimin “sa gjynah” apo “bo bo, sikur të na ndodhte ne ç’do të bënim”, të bën të jetosh një ferr të dytë, ndoshta ndoshta, me efekte më të mëdha sesa i pari.

Po, media i tejkaloi kufi jtë e dhënies së informacioneve, duke shkelur haptazi kodin e etikës, duke mos respektuar ligjin për privatësinë e personave, dhe duke shkaktuar një dhimbje më të madhe në familjet e personave të dëmtuar. Nëse kjo lloj “ndjese” mund të ngushëllojë kolegët shefa drejtues në redaksitë e gazetave dhe televizioneve, le të jem unë gazetarja e parë që e ndërmarr këtë hap dhe mandej ta bëjnë të tjerët. Nëse ky debat mes gjirit të gazetarëve, do të hapet aq herë sa ndodhin tragjedi të tilla, kjo është turp për gjithë kastën e gazetarëve.

Përballë “vrerit” që po hidhen mbi median, kur sytë e gjithë shqiptarëve janë drejtuar kah ekranesh televizive dhe tezgash gazetash që shiten kuturu, gjithkush duhet të refl ektojë dhe të thotë: Po unë ç’bëra? Unë e quaj veten fajtore, por nuk e quaj veten më shumë fajtore se gjithë drejtuesit e shtetit që vrapuan të nxjerrin të dhënat hetimore në faqe gazetash e ekrane televizionesh.

Dhe këtë rradhë nuk dolën me “burime nga institucionet”. Dolën me zë dhe me fi gurë, jo aq për të bërë karshillik ndaj opinionit, sesa për të justifi kuar paaftësinë e organeve kompetente të shtetit shqiptar të kryejnë me profesionalizëm dhe ndershmëri punën e tyre, duke respektuar jetën e gjithkujt, dhe duke na mbrojtur të gjithëve nga çdo lloj monstre që mund të endet lirshëm rrugëve të Shqipërisë. Unë e quaj veten fajtore për shkeljen e etikës, por nuk e konsideroj veten time aspak fajtore që bëra detyrën që duhet ta kishin bërë prej kohësh organet kompetente: atë të vëzhgimit me imtësi dhe kujdes të të gjithë precedentëve kriminalë të këtij personi që terrorizoi fëmijët.

Dhe dua përgjigje nga ndonjë zyrtar apo gazetar: nëse media nuk do të publikonte vendimin e gjykatës së vitit 2008 për këtë monstër, të dënuar vetëm me 60 mijë lekë gjobë, a do të niste hetimet KLD për të parë dosjen dhe procedurat e ndjekura në rastin konkret? Nuk e besoj. Po, unë e quaj veten fajtore, se kamerat paraditen e djeshme qëndruan në Sharrë, aty ku për tre ditë me rradhë duhet të ishte “ngulur” gjithë popullata, për të kërkuar trupin e Julianit 11 vjeçar duke marrë dëshmitë e familjarëve të cilët kërkonin ndihmën e shtetit. Po a duhet ta fajësoj veten e median se pse po kryente detyrën dhe falë presionit të saj forcat xheniere dhe të policisë rreth mesditës filluan kërkimet për viktimën? Absolutisht jo.

Këtij shteti duhet t’i vijë turp që me një mungesë të theksuar profesionalizmi, me një “larje duarsh” se kanë kapur kriminelin dhe këtë e bënë “në një kohë shumë të shpejtë”, kanë lënë një nënë të qajë duke hapur dyert e mortit me një arkivol bosh në mes të shtëpisë, për një krim pa kufomë, për deklaratën e një “psikopati” pa asnjë provë shkencore që të vërtetojë thëniet e tij, e për të na hedhur hi syve sesa mirë e bëjnë punën e tyre. Unë e quaj veten fajtore për garën e titujve, kronikave televizive, kohës në dispozicion për këtë ngjarje, kur mbesat e nipërit e mi, kanë drejtuar sytë nga ekranet televizive, me frikën se çfarë do të ndodhë nesër. Na e bëni pra shtetarë e pushtetarë jetën më të sigurt, skedoni kriminelët, pedofi lët, abuzuesit me gjimnazistët, trafi kantët, drogaxhinjtë…Mbajini në kontroll 24 orë në 24 për të parandaluar krimet e mos u nxitoni të vraponi në konferenca shtypi e emisione televizive për të thënë sesa shpejt reaguat për një ngjarje tragjike kur hapët dyert e mortit prej tre ditësh në një familje.

Ngrihuni zotërinj të policisë në nivelin që ua kërkon detyra, e mos “shisni” në media informacione për të shpëtuar kokën tuaj. Ndërsa ne, gazetarët, duhet të jemi më solidarë e më profesionistë. Në fund të fundit, media si gjithë ky shtet, është në tranzicion. Dhe për shkak të mungesës së rregullave, konkurrencës edhe mediatike të pandershme, për shkak të mungesës së fondeve dhe fi nancimeve, për shkak të xhelozisë, cmirës, inatit, ndasive, qefmbetjeve e arrogancës, kemifi lluar luftën mes vetes. Si një rracë gazetarësh të pandreqshëm.

Dua të përgëzoj të gjithë ata gazetarë që për ditë me radhë kanë qëndruar në të ftohtë e në shi, në ndjekjen dhe pasqyrimin e një krimi kaq monstruoz, duke na treguar në fakt se çfarë shoqërie jemi. Gabimet e ndodhura në këtë raportim, apo edhe në raportime të tjera, duhet të jenë një element refl ektimi dhe përmirësimi për të ardhmen. Në fund të fundit, media është e para.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s