Historiku i kalvarit disavjeçar të dhunës shtetërore ndaj medias kryesore

ekspozitaRrethimi policor dhe dhuna psikologjike e dy ditëve më parë ishte vetëm akti i fundit i një sulmi të vazhdueshëm shtetëror ndaj “Top Channel”, sipari i një kalvari të gjatë presioni politik për ta vënë “Top Channel” në pamundësi për të punuar dhe deri për t’i detyruar atij mbylljen apo eliminimin. Një kalvar që ka nisur vite më parë, me një vendim të fshehtë, të nxituar dhe tepër të dyshimtë të ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli. Kontrata e “Top Channel” me Ministrinë e Ekonomisë është nënshkruar më 15 mars të vitit 2005, për dhënien me qira të ambienteve në qendrën kombëtare të panaireve, e njohur ndryshe si ish-ekspozita “Shqipëria Sot”. Në nenin 3 të kontratës, palët kanë rënë dakord se afati i saj është 20 vjet, deri në vitin 2025, me të drejtë rinovimi. Por më 11 shtator të vitit 2009, në ditët e tij të tranzicionit ministror, Genc Ruli njofton “Top Channel” se zgjidhi kontratën e qirasë. Vendimi i Rulit për zgjidhjen e njëanshme të kontratës është marrë më 11 shtator, pikërisht ditën kur ai u dekretua nga Presidenti i Republikës jo më si ministër i Ekonomisë, por si ministër i ri i Bujqësisë. Në letër Ruli thotë se, toka ku ndodhet ndërtesa e ish-ekspozitës “Shqipëria Sot” është privatizuar në datën 9 shtator. Vetë Ruli ka firmosur zgjidhjen e kontratës me “Top Channel” në datën 11 shtator, ose dy ditë më vonë. Në letrën drejtuar “Top Channel”, Ruli rendit disa ligje, të cilave Ministria e tij e Ekonomisë i është referuar vendimit për zgjidhjen e kontratës. Por në të nuk thuhet asgjë për kushtet ligjore të kontratës mes ministrisë dhe shoqërisë “Top Channel”, të cilat televizioni i është përmbajtur jo vetëm me rigorozitet, por duke i tejkaluar me disa herë planet e investimit. Sipas kontratës, “Top Channel” kishte tejkaluar në atë kohë me 5 herë më shumë kushtin e punësimit dhe 2.5 herë planin e investimeve të parathëna në kontratë, duke e kthyer godinën e rrënuar të ish-ekspozitës “Shqipëria Sot” në ekspozitën e kulturës dhe artit të së ardhmes. Të gjitha shifrat dhe deklarimet e këtyre investimeve të mëdha kanë qenë të dokumentuara zyrtarisht edhe në Ministrinë e Ekonomisë, të cilën Genc Ruli e la pikërisht në datën kur njoftoi zyrtarisht zgjidhjen e njëanshme të kontratës me “Top Channel”. Përgjatë dy viteve, mes “Top Channel” dhe Ministrisë së Ekonomisë është zhvilluar edhe një letërkëmbim zyrtar për fazën e procedurave të privatizimit të godinës, i nisur me kërkesë të “Top Channel” dhe jo si obligim i ministrisë. Në shkresën zyrtare të datës 9 dhjetor 2008, “Top Channel” kërkon të informohet për privatizimin, por ka gjetur vetëm heshtje nga Ministria e Ekonomisë dhe zoti Ruli, të cilët nuk kthyen asnjë përgjigje zyrtare. Kërkesa për informacion që “Top Channel” i drejton Ministrisë së Ekonomisë është përsëritur sërish më 3 mars të vitit 2009, ku kërkohet informacion për privatizimin e objektit dhe marrjen në konsideratë të investimit të kryer nga “Top Channel” në procesin e privatizimit të ish-ekspozitës. Por në përgjigjen e datës 19 mars 2009, të firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Shërbimeve Tregtare të asaj kohe, Mimoza Vokshi, ministria nuk informon për privatizimin, por vijon t’i kërkojë “Top Channel” realizimin e treguesve të punësimit dhe investimeve për vitin 2008 sipas kontratës, pa paralajmëruar ndërprerjen e tyre, për shkak të ndërprerjes së mundshme të kontratës, sikundër ndodhi fare papritmas, pak muaj më vonë kur “Top Channel” u njoftua se duhet të largohet nga ekspozita.

Në asnjë nga rastet “Top Channel” nuk kërkoi shkelje të ligjit, por barazi me të drejta të barabarta të të gjitha palëve. Kushtet e investimit të parashikuara në kontratën e qirasë me ministrinë, përgjatë gjithë kësaj kohe, “Top Channel” i kishte tejkaluar me 2.5 herë dhe punësimin me 5 herë, fakte këto të dokumentuara edhe në dikasterin që drejtonte zoti Ruli dhe që vërtetojnë zbatimin me rigorozitet të ligjit dhe të kontratës nga “Top Channel”. Dhe pikërisht, për sa kohë “Top Channel” ka qenë tepër rigoroz në zbatimin e çdo neni të kontratës dhe të ligjit, ajo që televizioni ka kërkuar ka qenë zbatimi po në mënyrë rigoroze dhe të drejtë të detyrimeve nga ana e qeverisë. Detyrime që fatkeqësisht ministri Ruli dhe kjo qeveri nuk i respektuan asnjëherë deri në fund, duke nisur një aksion të paprecedent politik, me qëllim dëmtimin e televizionit. Pikërisht, nisur nga të gjitha këto shkelje, “Top Channel” u detyrua të kërkojë drejtësi në rrugë ligjore. Vetëm se përgjatë gjithë kalvarit të gjyqeve me të cilët “Top Channel” është detyruar të përballet, të paktën katër vitet e fundit, dhe jo vetëm në çështjen e ambienteve të ish-ekspozitës, “Top Channel” u vu përpara një realiteti të hidhur, atë të një drejtësie të varur politikisht dhe jo vetëm politikisht. Jo vetëm rasti për ambientet e ekspozitës, por edhe raste të tjera flagrante, siç ishte edhe vendimi për çështjen “Pango”, me gjobën 400 mijë euro, vërtetuan çdo raport kombëtar dhe ndërkombëtar për kalbëzimin e sistemit gjyqësor. Një sistem i vënë nën ndikimin e fortë të pushtetit dhe interesave financiare, çka vërteton edhe më shumë realitetin me të cilin përballet çdo shqiptar në dyert e gjykatave!

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s