“Albanian Daily News” feston botimin e numrit të 5001-të

Gazeta “Albanian Daily News” organizoi një pritje me rastin e botimit të numrit të 5.001 të kësaj gazete pas 18 viteve përpjekjesh dhe një veprimtarie gjithnjë e në rritje nga ana e kësaj gazete, duke u bërë burimi më autoritar i lajmeve në gjuhën angleze në Shqipëri.
Në pritje morën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, gazetarë dhe të ftuar të tjera të veçantë.
Të ftuarit, pronarët dhe stafi i “Albanian Daily News”, patën një mundësi shumë të mirë për të takuar njëri-tjetrin në shoqërinë e një gotë vere dhe nën atmosferën e muzikës.
Shumë pjesëmarrës në pritjen e organizuar në këtë rast thanë gjatë mbrëmjes se “Albanian Daily News” duhet të ndihet krenare që ka qenë një burim i informacionit, si dhe një “tribune” ku ata mund të shprehin opinionet e tyre mbi çështjet e lidhura me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe vendeve të tyre si dhe për çështje të tjera me interes.
Prania e disa punonjësve te stafit te mëparshëm ishte dëshmi e faktit se “Albanian Daily News” ka qenë që nga krijimi i saj në vitin 1995 dhe në vazhdim jo vetëm një vend pune për qindra redaktorë, gazetarë, përkthyes, faqosës dhe specialistë të tjerë, të cilët dhanë kontributin e tyre për të arritur në stacionin e mijëvjeçarit të gjashtë, por gjithashtu ka qënë një vend trajnimi ku puna e vështirë dhe ekspertiza bënë që dhjetëra prej tyre të bëhen te suksesshëm në poste të tjera në organe shtetërore shqiptare dhe institucione jo-qeveritare, pranë ambasadave të huaja dhe organizatave ndërkombëtare në Tiranë dhe jashtë vendit.
Nga ana tjetër të ftuarit e shumtë thanë se “Albanian Daily News” është bërë modeli shqiptar i një gazete në gjuhën angleze me një audiencë të veçantë në Shqipëri dhe jashtë vendit dhe dëshira e tyre e përbashkët ishte se ngjarje të tilla duhet të ndodhin edhe në te ardhmen.
Në përshëndetjen e saj për këtë rast, Drejtoresha Ekzekutive e “Albanian Daily News”, Anisa Skëndaj, tha se pas një pune të madhe që prej krijimit të gazetës, e vetmja në Shqipëri, në vitin 1995, “ne jemi këtu sot për të festuar publikimin e numrit të 5001 të gazetës për të shijuar suksesin qe kjo gazetë ka arritur.”
“Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer, profesionalizmit të lartë dhe mbështetjes së vazhdueshme për të cilat unë do të doja të shprehja në emër të “Albania Daily News”, vlerësimin më të lartë për personelin e redaksisë së gazetës dhe kryeredaktorin Genc Mlloja , për përkushtimin, punën dhe profesionalizmin”, tha Skëndaj.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s