Të bësh gazetarin në Shqipëri, jo e lehtë

Të bësh gazetarin në Shqipëri nuk është e lehtë. Vështirësitë këtu i njeh shumëkush, por së fundi është një reporter i huaj që dëshmon se çdo të thotë të punosh mes presioneve politike e kapitalizmit të egër.

Finlandezi Axel Kronholm, i cili ka pasur për temë diplome lirinë e shtypit në vendin tonë, e nis rrëfimin e tij për “Osservatorio dei Balcani e Caucaso”, me një analizë të shkurtër e logjike të arsyes përse janë rreth 300 organe informimi në një vend me më pak se 3 milionë banorë.

“Shumica e tyre janë të vogla ose lokale. Vitin që shkoi ishin 26 të përditshme lokale, me një shpërndarje totale prej jo më shumë se 70.000 kopjesh. Përpos kësaj, ka shumë stacione radiofonike e televizive”, thotë gazetari finlandez.

Shpjegimi i tij është i thjeshtë: “Në momentin që tregu i medias u hap, u shfaq shumë shpejt një numër befasues mjetesh të komunikimit. Çështja është se si arrijnë të mbijetojnë. Kryesoret mbështeten pak a shumë tek reklamat që tërheqin. Por për pjesën më të madhe të gazetave, shpjegimi është mbështetja nga një sipërmarrje, që e konsideron gazetën, apo edhe televizionin, si një investim, një instrument influence. Për këtë arsye, mund të përdoren qoftë për të sulmuar politikanët, qoftë për t’i lajkatuar me reportazhe favorizuese”, thotë Kronholm.

Kronholm ka një përgjigje edhe për konstatimin e Freedom House dhe Reporterët pa Kufij, sipas të cilëve, liria e shtypit në Shqipëri po përkeqësohet nga viti në vit.

“Gazetarët dhe mjetet e komunikimit në Shqipri përballen me presione të vazhdueshme nga qeveria dhe sipërmarrjet. Shpesh këta dy elementë nuk është edhe aq e lehtë t’i ndash nga njëri-tjetri. Dhe në 2011-ën, disa gazetarë u sulmuan ndërsa mbulonin protestat e dhunshme të janarit”, thotë ai.

Mënyrat e influencimit të qeverisë dhe biznesmenëve, sipas gazetarit, janë disa. “Me rrezikun e dhënies së një përgjigjeje tepër të thjeshtë, mund të them se praktikisht ata i blejnë mjetet e komunikimit. Me situatën e vështirë financiare, mediat në Shqipëri janë të varura nga reklamat. Qeveria ka një buxhet publicitar për të gjitha ministritë e saj, në total rreth 15 milionë euro në vit. Pjesa dërrmuese e këtyre fondeve u jepet atyre që mund t’i quajmë media filo-qeveritare, duke i shpërblyer kështu për linjën e ndjekur, e duke ndëshkuar në të njëjtën kohë mediat e opozitës me mungesën e balancimit te konkurrencës”, shprehet reporteri nordik.

Sipas tij, një praktikë e tillë e përmendin thuajse të gjithë gazetarët që ai ka intervistuar, nga të dy kahet e spektrit politik.

“Edhe publiciteti privat mbështetet pak a shumë në të njëjtat parime. Në Shqipëri është e veshtirë të ndash politikën nga biznesi, sepse janë të lidhura ngushtësisht. Panorama e mediave është e polarizuar përgjatë linjave politike, çka do të thotë se, nëse ke një sipërmarrje dhe reklamën e çon tek mediat e opozitës, kjo nuk do të shihej si përzgjedhje e thjeshtë e një mjeti informimi, por si mbështetje aktive për opozitën”, thotë gazetari.

Ai vijon duke nënvizuar se, “Titullarët e shoqërive janë të ndërgjegjshëm për një gjë të tillë dhe e dinë se ai që do të zgjedhin si media-partner, do të ketë ndikim të madh mbi marrëdhëniet e tyre me shtetin”.

“Si është të jesh gazetar në Shqipëri nga pikëpamja ekonomike? Mund t’ju them se shumë gazetarë kanë probleme me vonesën e pagesës dhe nuk është çudi që të shkojnë dhe dy muaj pa e marrë rrogën. Përpos kësaj, ata nuk kanë siguri në vendin e punës, edhe pse mund të punojne me kontratë”, thotë më tej Kronholm.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s