Terrorizmi dhe roli i medias

Nga David Bastiani

Përtej subjektivitetit të aktorëve, tashmë është e pashmangshme lidhja midis luftës dhe komunikimit dhe akoma më tepër e komunikimit dhe terrorizmit; Një lloj simbioze që ushqehet e zhvillohet nëpërmjet një ndërveprimi reciprok. Sociologu kanadez, Marshall McLuhan ka thënë: “Terrorizmi është një mënyrë komunikimi. Pa komunikim, nuk do të kishte terrorizëm”. Terrorizmi me të cilin duhet të përballemi është global, fetar, që vjen nga një tjetër kulturë. Ky terrorizëm ka ditur të tregojë një kompetencë të madhe në ndërtimin e ngjarjeve spektakolare mediatike, duke shfrytëzuar në maksimum potencialin e mediave dhe të teknologjive së reja të informacionit dhe komunikacionit si mjete terrori. Në fakt, terroristët që nga fillimi kanë synuar të marrin rezonancë maksimale të mundshme nga veprat e tyre, akti nuk kryhet aq shumë për atë që përmban në vetvete, për efektet që provokon, por sepse mediat flasin për të dhe ajo kthehet në një detonator propagandistik të ideologjisë. Shpirti i terrorizmit qëndron në nevojën për të njohur ekzistencën e tij, pretendimet ndaj autoriteteve të krijuar, objektivat strategjikë e taktikë edhe ideologjinë referuese. Pa të, një grup terrorist nuk mund t’i tregojë shtetit dhe opinionit publik sukseset e veta dhe nuk ka vizibilitetin e duhur për t’ju drejtuar masave dhe për të rritur aftësinë e rekrutimit së ndjekësve të rinj. Në thelb, akti terrorist paraqet një lloj perde rreth së cilës “terroristët duan një numër të madh njerëzish që shikon, jo një numër të madh njerëzish që vdesin”.
Komunikimi i terrorit
Mbi bazën e një mekanizmi të komunikimit, çdo kërcënim i ri zë një rol të rëndësishëm në lajme, gazeta, internet, duke u bërë pjesë e jetës sonë të përditshme e duke ushqyer frikën e ankthin tonë. Mediat, në fakt, në garantimin e informacionit falë mundësisë për të shfrytëzuar teknologjitë e reja të transmetimit satelitor dhe dixhital, janë në gjendje të arrijnë në çdo cep të planetit duke përcjellë mesazhe e imazhe terrori, por rreziku më i madh në krahasim me të shkuarën është se teknologji të tilla janë më të shpejta, ekonomike dhe të afta për të përmbushur kërkesat e gjithë-pranimit. Pra, pikërisht instrumentet e informacionit dhe komunikimit, bëhen arma kryesore në duart e terroristëve për të zbatuar shantazhe politike dhe ideologjike e për të destabilizuar shoqërinë tonë. Sipas përkufizimit të Departamentit së Mbrojtjes amerikane, “konsiderohet terrorist përdorimi i llogaritur i dhunës ose kërcënimi i përdorimit të forcës për të rrënjosur frikë, kundër individëve apo pronës me qëllim për të frikësuar qeveritë ose shoqëritë në ndjekje të objektivave politikë, fetarë ose ideologjikë”. Akti terrorist karakterizohet nga kërcënime të krijuar nga ngjarjet befasuese. Jo rastësisht fjala “terrorizëm” i referohet atij fenomeni që synon “të terrorizojë”, prandaj aktet terroriste, duke i dhënë jetë ngjarjeve të paparashikuara prodhojnë lajmin më perfekt. Siç pohonte Umberto Ecco, “industria e lajmit ka nevojë për gjeste të jashtëzakonshme dhe i promovon ato; prodhuesit e këtyre gjesteve kanë nevojë për industrinë e lajmit në mënyrë që ajo t’i japë kuptim veprimeve të tyre”. Në këtë mënyrë, terrorizmi transformohet në tjetër; një projekt i vërtetë politik, një terrorizëm që është gjithnjë e më shumë përfaqëson vetveten dhe që shfrytëzon mjetet e komunikimit për të gjeneruar terror e shkaktuar frikë.
Brenda lajmit
Strategjia komunikuese që përdorin terroristët inspirohet kryesisht tek nevojat e kulturës sonë. Shumëfishimi i mediave realizohet nëpërmjet krijimit të një hapësire heterogjene të aftë për integrimin e formateve të ndryshëm si imazhet, tingujt, testet dhe videot. Dëshira e menjëhershme manifestohet nëpërmjet tentativës për t’i ofruar publikut eksperienca reale dhe transparente në të cilat mjeti i komunikimit zhduket duke i mundësuar atij që komunikon të hyjë në kontakt të drejtpërdrejtë me opinionin publik. Teknika e përdorur nga programet televizivë të bazuar në xhirimet “live” është një mashtrim që përdor televizioni për të kënaqur dëshirën e publikut, që mesa duket është i pangopur për lajme të menjëhershëm. Kultura bashkëkohore dëshiron në të njëjtën kohë të shumëfishojë mediat e saj dhe të eliminojë çdo gjurmë ndërmjetësimi: Idealisht do të eliminojë mediat e saj në të njëjtin moment në të cilin i shumëfishon, “gjithçka menjëherë”. Këto janë kriteret tek të cilët strukturohet veprimi komunikues i terroristëve: Vendosja e një dialogu të menjëhershëm me palën tjetër dhe njëkohësisht shfrytëzimi i raportit multimedial të garantuar nga përdorimi i webit dhe televizionit. Nëpërmjet këtij mekanizmi, organizatat e mëdha subversive mund të maksimizojnë efektet e dëshiruar, qoftë në terma vizibiliteti, qoftë në terma paniku e alarmi të përhapur: Opinioni publik gjendet në kontakt të drejtpërdrejtë me imazhet e atentateve, të vuajtjes, së terrorit dhe në këtë mënyrë, i percepton ato kërcënime shumë më afër dhe shumë më shqetësues. Dhimbja e të tjerëve bëhet ankthi e dëshpërimi ynë edhe sepse përfaqësimi i atyre fatkeqësive bie direkt në shtëpitë e në përvojat tona të përditshme.
Terrori është në ajër
Vetë karakteristikat strukturore të televizionit përbëjnë mjetin ideal për përhapjen e menjëhershme, të plotë, të arritshme të ngjarjeve, me një përmbajtje shumë të lartë emocionale, të tilla si ato të krijuara nga terrorizmi. Aktet terroriste, në fakt, kombinojnë  në një mënyrë të drejtë kriteret e lajmeve dhe atë të kriticitetit. Lajmi, në fakt, sigurohet nga paparashikueshmëria e ngjarjes, e cila përbën “conditio sine qua non”, derisa  në vetvete  ngjarja mund të konsiderohet një lajm, kritikë, ose niveli i vëmendjes që tregon publiku ndaj ngjarjes. Për gati tridhjetë vjet, qeveritë perëndimore përpiqen të ushtrojnë një lloj “censure” ndaj mediave përmes një veprimi të prerë apo duke të futur filtra në lidhjen që ekziston mes terrorizmit dhe televizionit, me subjekt mediat e tjera, të akuzuara se i bëjnë  interesante dhe të normalizojnë atë që ata paraqesin duke përfshirë edhe krimet terroriste. Transmetuesit ndërkombëtarë si CNN dhe Al Jazeera, faktikisht, nuk lejojnë përhapjen e imazhit në të gjithë botën, duke kontribuar në përsëritjen e efekteve të njëjtë për të rritur fushëveprimin, por edhe ata bëhen mjete shumë të fuqishëm përmes të cilëve grupet subversive komunikojnë me botën institucionale dhe me publikun. Efekti që kërkohet, duke praktikuar këtë lloj censurë të mediave, është mos lejimi i tyre të raportojnë ngjarjet, në përputhje me politikën zyrtare të informacionit duke publikuar lajme të  “zbutura”, në mënyrë që të godasin direkt motivet e terroristëve, të zvogëlojë spektaklin e realitetit të tyre duke fituar shikueshmëri dhe jehonë në shoqëri. Politikat e miratuara nga qeveritë nuk janë të gjitha të barabarta:  Në to nga njëra anë gjejmë modelin amerikan, bazuar në preferencën  për një “vetë-rregullim” të mediave, nga ana tjetër modeli europian, i prirur për ndërhyrjet censorë nga institucionet politike dhe administrative.
     Neo-versioni/Neo-terrorizmi ka qenë në gjendje të shfrytëzojë potencialin bashkëkohor të mediave, madje edhe përmes përdorimit të internetit: Webi, në fakt, lejon jo vetëm shpërndarjen e çdo materiali komunikues, në mbarë botën, por edhe të gjitha imazhet, që për mundësi mirësjelljeje, nuk mund (ose të paktën nuk duhet) të transmetohen në ekranet televizive tradicionale (P.sh, ekzekutimet, pengjet,  prerja e kokës, trupat e coptuar, gjymtimet, etj). Prandaj organizatat subversive, janë në kushtet e menaxhimit të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësinë e rrjeteve televizive, një hapësirë dhe një mjet që të bëhet më shumë spektakolar dhe i fuqishëm. Interneti është një mjet i madh për qëllimet e terrorizmit: është karakterizuar për mungesë të rregullave, mundësinë e një navigimi anonim, potencialin e madh të përdoruesve dhe rrjedhjen e shpejtë të informacionit së bashku me aftësitë e tij për “globalizim”, përtej të gjithë kufijve fizikë apo kulturorë. Më shumë se një mjet komunikimi, është një botë virtuale ku mund të takohesh, të konsolidosh lidhjet ekzistuese ose të krijosh një të re, por edhe të krijosh rrjete klandestine terroriste dhe të bësh propagandë. Mjafton të themi që, në versionin e sotëm me internet rezulton të jetë platforma më e privilegjuar nga neo-terrorizmi, jo vetëm për qëllime të rekrutimit por, mbi të gjitha, për qëllime operacionale. Procedura e përdorur nga terrorizmi strategjik përfshin tri faza. Nga shfaqja makabre (e horrorit), përmes përhapjes së lirë të regjistrimeve që regjistrojnë vdekjet live, trajtimin e audiencës nëpërmjet përhapjes së deformuar qëllimisht të informacionit dhe rekrutimin praktikuar nga forume, chat, blogs, duke i tërhequr me mesazhe të koduara mbi rrjet ose tekste të fshehura prapa imazhit të një vendi të parëndësishëm: Gjithçka ndodh në një mjedis të paprekshëm, gjë që pengon kontaktin e drejtpërdrejtë dhe, për pasojë, gjurmueshmërinë e komunikimit. Një shembull shqetësues është manuali on-line që mund të shkarkohet “Arti i rekrutimit”. Analiza e manualit na ofron  masat e rëndësisë së propagandës dhe ndërrimit të aktiviteteve së nevojshëm për ringjalljen e të rinjve myslimanë, ndjenjën e përkatësisë dhe dëshirën për të luftuar. Gjithashtu edhe indoktrinimi dhe trajnimi operativ i militantëve kalon nëpër web: Revista online propaganduese dhe ushtarake; qendra studimore, të cilat ofrojnë analiza të situatave mbi të drejtat politike dhe sociale të vendeve të sulmuara; manual për të mësuar teknikat e sulmit; programe të udhëzimeve fizike, trajnime se si të mblidhen paratë e nevojshme për të financuar qelizat terroriste. Kështu që, terroristët mund të ngatërrohen me miliona mesazhe të shkëmbyera brenda web-chatit, grupeve lajmeve, forumeve. Në zonat private virtuale, mund të  shkojnë pa u vënë re duke vënë në përdorim  gjuhë të tjera përveç gjuhës angleze, ruse, arabe, kineze, gjuhë të përpunuara automatikisht, përdorimi i shprehjeve dhe zhargoneve në shkëmbimin e informacionit, teknologji informacioni me referenca të njohura vetëm për ata që komunikojnë. E gjithë kjo çon në një rritje të kapacitetit imitues të terroristëve, të cilët mund të lëvizin të pa-shqetësuar brenda indeve sociale dhe të godasin në mënyrë anonime: Të ashtuquajturat “qelizat e përgjumura”. Paaftësia për të kontrolluar sasinë e madhe të të dhënave që ngarkohen në faqet ditore në dispozicion në internet dhe, rrjedhimisht, mundësia që diçka mund t’i shmanget kontrollit, terrorizon shoqërinë që në vitet e fundit, ka investuar në biznesin e shkëmbimin e të dhënave. Në këtë drejtim, FBI ka lëshuar një thirrje për tender, 19 janar 2012, për zhvillimin e një software që u lejon atyre të kontrollojnë çdo aktivitet të dyshimtë në Facebook, Twitter dhe në shumë rrjetet sociale, në mënyrë që të gjejnë çdo fjalë kyçe që lidhet me terrorizmin dhe me krime të tjera shtetërore.         
Konsensusi “i shtrënguar”/Një tjetër formë komunikimi, ndoshta më pak e konsideruar dhe e njohur, së cilës i drejtohet neo-terrorizmi, është ajo e ideuar, e planifikuar dhe e realizuar nëpërmjet veprimeve dhe aktiviteteve terroriste, të kryera në mënyrë indirekte kundër popullatës civile, për të marrë pëlqimin e komunitetit lokal. Masakrat e civilëve në Afganistan janë shtuar për të pestin vit rresht dhe talebanët vrasin më shumë civilë se sa amerikanët dhe NATO së bashku, kryesisht gjatë sulmeve vetëvrasës dhe sulmeve me bomba të telekomanduara. Rezultati është praktik dhe propagandistik në të njëjtën kohë. Në fakt, akti terrorist përmes përdorimit të veprimit me përmbajtje të lartë emocionale lejon arritjen e objektivave të mëdha nga pikëpamja psikologjike. Ngjarja tragjike bëhet një mundësi e përshtatshme për të sjellë panik e alarm, për të tronditur e ngjallur ndikim emocional tek viktimat dhe një ndjenjë pafuqie, frike e pasigurie tek popullata lokale. Frika dhe ankthi jo vetëm transmetohen shpejt, por komuniteti lokal mund t’i kufizojë vetëm nëpërmjet “gjunjëzimit” të dëshirës dhe njohjes së autoritetit të tyre. Kështu, ndërsa mediat, nëpërmjet përhapjes së informacionit dhe spektaklit të ngjarjes dhe efekteve të saj, bëhen kasa e rezonancës së ideologjisë të terrorizmit, akti i dhunshëm i konsumuar mbi popullsinë, në zbatimin e tij aktual, të papërpunuar e të përgjakshëm, materializon atë ndjenjë frike, shqetësimi që përndryshe do të mbetej vetëm një përfaqësim mendor. Një konsensus i kërkuar dhe i arrirë, ai i neo-terroristëve, thekson dobësinë e popullsisë civile lokale; dobësi e lidhur natyrisht me përmbushjen e kërkesave primare, për shembull siguria, mbijetesa. Në mënyrë natyrale, perceptimi i brishtësisë dhe kërcënimi konkret i sigurisë dhe i komunitetit në të cilin jetojnë, bind vetë popullsinë se vetëm duke mbështetur e duke u pajtuar me kauzën terroriste mund të garantojnë mbijetesën. Rebelët, në këtë mënyrë, kanë mundësi të afirmojnë fuqinë e autoritetin e tyre dhe të demonstrojnë se janë në gjendje të ndikojnë në situatën politike në vend, pavarësisht prezencës së një force ushtarake dhe të një qeverie të mundshme. Një fushatë e vërtetë elektorale, ajo e kryer nga neo-terrorizmi kundrejt popullsisë, ka qëllim të marrë miratimin e mbështetjen e popullsisë vendase përmes përkuljes dhe skllavërisë së detyruar të lirisë së mendimit e të zgjedhjes. Nuk kemi më ndjekje të konsensusit nëpërmjet përvetësimit të zemrave e mendjeve; mbështetja përkundrazi, arrihet nëpërmjet shkatërrimit të zemrave për “të shtrydhur” mendjet.
“Ndërmjetësimi” i komunikimit
Kompleksiteti i fenomenit të terrorizmit konkretizohet në aftësinë për të përfshirë aspekte të ndryshme: Dimensioni politik, ekonomik, social, kulturor dhe komunikues kanë tendencë të shkrihen, duke shkaktuar efekte destabilizues. Në këtë gërshetim faktorësh heterogjenë, pikërisht mjetet e komunikimit masiv, simbolet e progresit, bëhen një armë shumë e fuqishme në dispozicion të grupeve subversive dhe transformohen në një instrument të përshtatshëm për të maksimizuar objektivat e vetë organizatave. Pra, sektorët e ndryshëm të komunikimit dhe të informacionit duhet të kërkojnë një ndërveprim konstant me qëllim evitimin e garës për përhapjen e lajmeve dhe të imazheve sensacionalë që bëjnë lojën e terroristëve, duke u ofruar atyre një platformë të panevojshme publicitare. Nuk duhen përhapur imazhe tronditës që dhunojnë privatësinë e dinjitetit njerëzor të viktimave apo që kontribuojnë për efektet e dëshiruar të vrasësve dhe nuk duhet rënduar situata nëpërmjet lajmeve e komenteve që rrisin tensionin social dhe urrejtjen ideologjike. “Black out-i informativ” nuk është një çështje që ka lidhje me censurën. Hapja e një debati me lexuesit ose telespektatorët, duke i shpjeguar atyre se çfarë arrihet duke publikuar ose jo tekste, lajme dhe imazhe të terroristëve dhe diskutimi mbi efektet që këto zgjedhje kanë mbi shoqërinë do të shkaktonin në opinionin publik një ndërgjegjësim të realitetit, një vetëdije të domosdoshme për të kufizuar ose eliminuar atë formë manipulimi direkt mbi opinionin publik, pasues i mbi-ekspozimit të lajmeve, fakteve dhe vetë mediave.
Paralelisht, duhet kërkuar bashkëpunimi me forcat e rendit për të luftuar përhapjen e mesazheve dhe imazheve në internet nga ana e terroristëve. Përdorimi i internetit i krijon terroristëve mundësinë e një forumi alternativ edhe pa ndërmjetësimin e gazetarisë. Efikasiteti dhe vizibiliteti i një mesazhi ose një videoje të lançuar nëpërmjet uebit nga një grup terrorist shumëfishohen nëse eksesi tek opinioni publik është i menjëhershëm dhe nëse ai grup ka mundësinë të komunikojë pa ndërmjetësime. Pasoja është shpërthimi i të ashtuquajturës “netwars” (lufta e internetit), që nuk kanë më si objekt burime ose territore, por informacionin dhe aftësinë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Mjaft iniciativa janë ndërmarrë me qëllim kufizimin e terrorizmit në internet. Përfaqësuesit e vendeve anëtarë të organizatës kanë shkëmbyer eksperienca mbi efikasitetin e masave ligjore ekzistuese relative për përdorimin e internetit për qëllime terroriste në fusha të tilla si ato të propagandës dhe nxitjes, rekrutimit, organizimit të akteve terroriste, financimit të terrorizmit dhe sulmeve direkt të rrjetit dhe sistemeve të informacionit. Përgjigja censuruese nëpërmjet mbylljes së siteve, denoncimi i përgjegjësve deri në arrestim deri më sot nuk ka dhënë frytet e duhura. Disponueshmëria e platformave të ndryshme informative e kufizon përgjigjen censuruese. Sitet e anuluara të uebit materializohen menjëherë më pas, në një tjetër shtet e formë, por me të njëjtën përmbajtje. Prandaj, nuk besohet se errësimi i siteve mund të përbëjë zgjidhjen e problemit të përdorimit të internetit nga ana e neo-terroristëve që kërkon një kujdes e monitorim të vazhdueshëm të rrjetit dhe në veçanti të forumeve të diskutimeve dhe revistave on-line. Për shembull, “Inspire” është emri i një reviste të re on-line në gjuhën angleze e Al-Kaedës dhe në brendësi të saj spikasin artikuj me tituj “Si të ndërtosh një bombë në kuzhinë”, “Informacione shërbimesh për të dërguar e marrë mesazhe të kriptuar terroristë” e “Reportazh rreth luftës midis maleve”. Duhet një pasqyrim më i kujdesshëm nga ana e qeverive dhe të gjithë shoqërisë në lidhje me përdorimin e mjeteve të komunikimit masiv në modernitet, duke qenë se grupet terroriste gjejnë tek këto instrumente mjete të përkryer për përhapjen e mesazheve të tyre dhe për plotësimin e efekteve simbolike, psikologjike e sociale, përveç materialeve së veprimeve të tyre. Duhet një përpjekje unanime që identifikon kundërmasat dhe realizimi i ndonjë forme parandaluese duke kërkuar instrumente shumë-disiplinorë që shqyrtojnë përmbajtjen, për parandalimin dhe shtypjen e terrorizmit së brendshëm e ndërkombëtar si dhe kontrollin e dëmeve të shkaktuar prej tyre. Këto instrumente tendosin inteligjencën, kontributin e qytetarëve dhe organizatave private, një përcaktim antiterrorist i ekuilibruar e koherent, konventat dhe protokollet ndërkombëtare, diplomacia, bashkëpunimi dypalësh e shumëpalësh midis shteteve, roli i duhur i forcave të armatosura, operacionet speciale si dhe një ndjeshmëri dhe vëmendje e domosdoshme e sektorëve të ndryshëm së komunikimit, në mënyrë që të shmangin përhapjen e imazheve sensacionalë e tronditës duke kontribuar kështu në amplifikimin e efekteve.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s