Ekspozitë mbi fotogazetarinë tek Artet

fotogazetariaGjithnjë e më shumë në botën e informacionit, një vend me rëndësi po merr fotografia. Ajo tashmë nuk është vetëm ilustruese apo shoqëruese e një lajmi. Ajo është vetë lajmi, madje rëndom një foto e gjetur flet më shumë se qindra fjalë që do përpiqeshin të përshkruanin një situatë të dhënë. E në kohën e konsumit, kur lajmi është një ushqim i përditshëm, imazhi është ai që mbetet më gjatë. Pikërisht nga kjo ide merr shkas edhe ekspozita që hapet sot në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve. Është një ekspozitë në grup mbi fotogazetarinë. Ekspozita realizohet me punimet e studentëve të fotografisë të Universitetit të Arteve dhe Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Që nga 25 shkurti, studentët ndjekin një seminar përgatitor të fotogazetarisë të drejtuar nga fotografi dhe botuesi francez Arnaud Brunet (Agjencia Neus). Janë 60 fotografi që rrokin një tematikë shumë të gjerë, këndvështrime të ndryshme, herë parë me syrin e gazetarit e herë të artistit. Këto punime do të ekspozohen prej ditës së sotme deri më 18 mars në Galerinë Fab. Në hapjen e ekspozitës do të jetë e pranishme edhe ambasadorja e Francës, Christine Moro, që mundëson edhe hapjen e saj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s