Leskaj: Berisha votoi një ligj kundër “Top Channel”, por nuk ia arriti

v-leskaj2Drafti- Debate për lirinë e medias. PS kërkon kompromis, PD e refuzon

Leskaj – Kryekomisionerja deklaroi se shefja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, i ka drejtuar një letër për gjetjen e konsensusit për ligjin

Partia Socialiste akuzoi mazhorancën se shkelmoi konsensusin e arritur në komision për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KKRT-së (AMA) dhe të Këshillit Drejtues të RTVSH-së. Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, kërkoi që mazhoranca të përpiqet të gjejë konsensusin e kërkuar nga ana e Komisionit Europian. “Tërhiqeni ligjin, jemi të gatshëm të mbledhim tani komisionin që do të na çonte në një ent rregullator të paanshëm. Nëse nuk dëgjoni opozitën, të paktën dëgjoni Brukselin, dëgjoni komisioneren Fule, mos ndiqni rrugë përjashtuese. Përndryshe ne s’bëhemi palë me një ligj që është kundër lirisë së medias, nuk do ta votojmë”, deklaroi Leskaj. Sipas kryekomisioneres, zgjedhja e anëtarit të shtatë të AMA-s apo të 11 të KD-së së RTVSH-së minon atë çfarë kërkohet garancia për institucione të pavarura që sjellin garantimin për lirinë e medias. “Kryeministri u betua atëherë se ligjin për transmetimet numerike, e bënte për 800.000 familje shqiptare, që brenda vitit do përfitonin nga dixhitalizimi i RTSH. Kaluan 6 vjet dhe RTSH s’ka marrë asnjë lek për teknologjinë. Ajo që familjet shqiptare fituan ishte dyfishimi i taksës së RTSH-së, të cilit Kryeministri jo vetëm nuk i dha asnjë lekë për teknologjinë po i mban edhe gjysmën e taksës që paguajnë shqiptarët. E vërteta është se nuk bëri një ligj për RTSH, po kundër “Top Channel” ndaj rezultoi në dështim. Kur ne kërkojmë ente të paanshme, duam të bëhemi garantë jo të vetes po të sistemit, garantë për media të lira që KKRT dhe KDRTSH të mos jenë si deri më sot një kobure në duart e pushtetit. Ju e refuzuat konsensusin se nuk jeni të interesuar për media të pavarura. Në fakt, ju u shërbeni dy kategorive të mediave që ju kanë kapur dhe atyre që ju i keni kapur”, tha Leskaj në fjalën e saj. Kryekomisionerja iu drejtua mazhorancës me fjalët se “unë shfrytëzoj edhe këtë rast të fundit për t’ju bërë një thirrje: Tërhiqeni ligjin. Ne jemi të gatshëm ta mbledhim tani komisionin për të arritur një konsensus që do na çonte drejt enteve të paanshëm. Nëse nuk dëgjoni opozitën të paktën dëgjoni Brukselin. Dëgjojeni thirrjen e komisionerit Fyle që reformat të bëhen me konsensus, e të mos përdorni rrugë përjashtuese që reformat të jenë të qëndrueshme. Kjo që po ndiqni është rruga përjashtuese”, tha Leskaj. Deputeti i PD-së, Mark Marku, dha arsyet e tij se pse u refuzua nga ana e mazhorancës. “Rasti i mosvotimit të tre ligjeve nga ana e opozitës na bën të mendojmë se nuk do të jepet vota as për zgjedhjen e të anëtarëve të AMA-s dhe të KD së RTVSH-së. Prandaj ne kemi zgjedhur një variant të tillë”, deklaroi Marku. Në fjalën e tij, deputeti demokrat e cilësoi si të papranueshme variantin tjetër të propozuar nga ana e opozitës me anë të shortit, duke e cilësuar si të papranueshme. Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, theksoi se nuk mund të detyrohet diktimi i mazhorancës, duke e lidhur atë me propozimin e opozitës.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s