Kuvendi miraton p/ligjin për “Mediat Audiovizive”, Leskaj: Duhen ente të paanshme

kuvendiTIRANË- Kuvendi miratoi të hënën me 73 vota pro dhe 61 kundër projektligjin për “Mediat audiovizive”. Projektligji për transmetimet audivizive ka disa vite që ndodhet në tryezat e deputetëve. P/ligji u miratua javën e shkuar në Komisionin e Mediave vetëm me votat e shumicës, ndërsa opozita kundërshtoi kryesisht mënyrën e organizimit të institucioneve mbikëqyrëse dhe rregullatore në fushën e medias audiovizuale.

Leskaj: Tërhiqeni ligjin, duhen ente të paanshëm

Deputetja socialiste Valentina Leskaj bëri thirrje që ligji për transmetimet audivizive të mos votohet pa u arritur një konsensus që do të çonte në krijimin e Enteve Rregullatore të paanshëm.

“Unë shfrytëzoj edhe këtë rast të fundit për t’ju bërë një thirrje: Tërhiqeni ligjin. Ne jemi të gatshëm ta mbledhim tani komisionin për të arritur një konsensus që do na çonte drejt enteve të paanshëm. Nëse nuk dëgjoni opozitën të paktën dëgjoni Brukselin. Dëgjojeni thirrjen e Komisionerit Fyle që reformat të bëhen me konsensus, e të mos përdorni rrugë përjashtuese që reformat të jenë të qëndrueshme. Kjo që po ndiqni është rruga përjashtuese.

Dëgjoni Dunja Mijatovicin, Përfaqësuesen e Lartë të Lirisë së Medias në OSBE, e cila jua tha në Shqipëri, e dy ditë më parë i ka dërguar një letër Kryeministrit. I kërkon të reflektojë për projektligjin. Mes tjerash thotë qartë: “Kjo gjë rrezikon që të dyja institucionet të mbeten instrumente politike të shumicës së sotme parlamentare edhe për disa kohë. Duke qenë se këto shqetësime janë ngritur edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare…, më lejoni t’ju përsëris edhe njëherë se një regjim rregullator gjithëpërfshirës dhe i pavarur politikisht për dimensionet e mbikëqyrjes dhe programimit të çdo transmetuesi publik është praktika më e mirë Europiane…. Ligjvënësit shqiptarë kanë mundësinë e vetme për të miratuar variantin e përmirësuar të ligjit i cili siguron pavarësi editoriale dhe financiare të sistemit të transmetimit të shërbimit publik dhe të bëjë që ky ligj të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me angazhimet e OSBE-së në lidhje me lirinë e medias…”, tha Leskaj.

Leskaj theksoi më tej se “kjo është ekzakt edhe çfarë ne po kërkojmë sot. Ne rast të kundërt, ne nuk mund të bëhemi palë në një ligj, që nuk garanton lirinë e mediave po dhunën e pushtetit mbi mediat e pa varura, ndaj vota jonë është kundër”.

Synimi ynë për këtë projekt ligj,-tha Leskaj- është harmonizimi me legjislacionin europian, veçanërisht detyrimet që burojnë nga MSA, e padyshim konsiderimi i nevojave të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë së komunikimeve elektronike.
“Çfarë kemi propozuar ne? Ne kërkuam që për zgjedhjen e enteve rregullatore, anëtari i shtatë në rastin e KKRT-së dhe i anëtari i njëmbëdhjetë në rastin e RTSH-së, të zgjidhen me konsensus dhe nëse nuk arrihej konsensusi të miratohen me shumicë të cilësuar ose short. Ndërkohë kemi kërkuar riformatim të enteve pas miratimit të ligjit. Kjo ishte një zgjidhje që siguron një balancë ku asnjëra palë nuk ka shumicën. Një formulë e pranuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ju e refuzuat duke rrëzuar praktikisht gjithë frymën e ligjit. Me refuzimin e konsensusit për rregullatorë të pavarur, ju keni rrëzuar të gjitha ato garanci që ne ngritëm për barazinë e operatorëve mediatikë, duke i lënë të hapur rrugën klientelizmit dhe goditjeve selektive në media”.

Sipas Leskaj një ndër shqetësimet kryesore të BE kanë qenë pikërisht pavarësia e Entit Rregullator.
“E dini dy kanë qenë shqetësimet kryesore të BE, për ligjin e medias: pavarësia e entit rregullator dhe konsensusi. Raporti i progresit thotë:“Pavarësia e medias mbetet shqetësim veçanërisht pavarësia e rregullatorit” Ndërkohë që kërkesa për konsensus i është bërë me letër parlamentit nga BE dhe KE: “Një ligj kaq i rëndësishëm duhet të gëzojë konsensusin sa më të gjerë politik të mundshëm”. Ju i refuzuat të dyja: kërkesën për institucione të paanshme, dhe kërkesën për konsensus. Prishët një konsensus që kishte marrë pëlqimin e të tre palëve: PS – PD – partnerët ndërkombëtarë. Në fund po u thoni partnerëve, ne ramë dakord po tani jemi penduar. Sot po bëni të njëjtin gabim që bëtë në vitin 2007, kur miratuat ligjin për transmetimet numerike apo kur miratuat natën te salla e grupit të PD, amendimet e ligjit për mediat elektronike. Të dyja u dështuan”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s