Llalla urdhëron hetimin e medias, publikoi të dhëna të dosjes së Dritan Lamajt dhe Ardian Prrenjasit

a-llallajNga Lindita Çela

Kryeprokurori Adriatik Llalla urdhëron nisjen e hetimeve ndaj medias në Shqipëri. Publikimi i të dhënave nga hetimi i vrasjes së ish-shefit të komisariatit nr. 6, Artan Lamaj, dhe dëshmive të abuzimit të Ardian Përrenjasit me minorenët, duket se ka tronditur Prokurorinë e Përgjithshme, aq sa të urdhërojë nisjen e hetimeve ndaj mediave vizive dhe të shkruara. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se kryeprokurori Llalla ka urdhëruar nisjen e procedimit penal për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shkelje të rëndë të privatësisë së shtetasve gjatë hetimit.

“Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson të patolerueshëm faktin që të dhëna që gjenden në fashikujt e çështjeve në hetim të bëhen publike, duke dëmtuar së pari integritetin moral dhe personal të personave të goditur nga krimi dhe nga ana tjetër, duke cenuar rëndë cilësinë e hetimit të veprave të rënda penale”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari Marash Hajati

m-hajatiGazetari i njohur i organeve të shtypit dhe medias në Shqipëri, Marash Hajati është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Hajati njihet jo vetëm për shkrimet si publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH-së.

Në vitet ’74-’88, Hajati ka qenë dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH-së.

Marash Hajati lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957 ndoqi studimet e larta në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari. Diplomohet publicist. Punoi si redaktor në gazetën “Puna” e më pas, sekretar kolegjumi i saj dhe instruktor për shtypin.  Vazhdoni leximin

Deri ku duhet të shkojë kamera e fshehtë?

Intervistë me Denisa Haxhiaj/ Top Channel

fix-fare

Në praktikën e investigimit, gazetarëve iu është dashur të përdorin edhe filmimet me kamera të fshehtë apo incizimet me mikrofon të fshehur. Cili është mendimi juaj për këtë praktikë investigimi?

Gjatë përgjigjes sime do t’i referohem punës që bëjmë në “Fiks Fare”, redaksia ku unë punoj prej 10 vjetësh. Në punën tonë të përditshme, gazetarët tanë përdorin mjete të zakonshme regjistruese. Dua të theksoj se gazetarët tanë përdorim mjetet e zakonshme regjistruese dhe jo përgjuese, siç komentojnë jo rrallë dashakeqët, ose ata që janë djegur nga këto kamera. Regjistrimi i të dhënave, i bisedës apo intervistës është në praktikën e punës së çdo gazetari. Çdo gazetar regjistron. Regjistrimi i bisedave nuk është ndonjë problem. Në vend të bllokut gazetari mban një regjistrues, një diktofon, një celular. Regjistrohen dhe filmohen vetëm personat dhe ngjarjet ku është i pranishëm edhe gazetari ynë. Askujt s’i përgjohet jeta private, vetëm regjistrohen dhe filmohen persona dhe ngjarje ku është i pranishëm edhe gazetari ynë. Është mjet që e kanë gazetarët për të zbuluar korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga njerëzit e zgjedhur, nga njerëzit që kanë pozita shtetërore. Vazhdoni leximin

Turqia llafazane

Nga “The Times”
t-erdoganWinston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj. Por, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan është më i padurueshëm. Ai do shtypin, – i cili tradicionalisht ofron draftin e parë të historisë, – të jetë i këndshëm me të. Gazetarët që nuk marrin parasysh këtë dëshirë, paguajnë çmim të lartë. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, thotë se Turqia është “gardiani më i keq në botë” i gazetarëve. Së paku 49 reporterë janë prapa grilave. Me këtë hyrje nis një shkrim dje në të përditshmen britanike “Times”. Gazeta vë në pah se diskutimi i politikave kurde në Turqi ndiqet penalisht, në bazë të ligjeve të hartuara për kriminalizimin e propagandës terroriste. Dhe, Tayip Temel është një viktimë tipike. Kryeredaktori i së përditshmes kurde, Azadiya Welat, përballet me më shumë se 20 vjet burgim, nën akuzën e të qenit anëtar i një organizate të ndaluar kurde. Qeveria ka përdorur punën e publikuar të Temel-it, së bashku me bisedat e përgjuara telefonike me kolegë dhe burime të lajmeve, si prova kundër tij. Vazhdoni leximin

KKRT pranon dështimin: Nuk kemi autoritet

kkrtKëshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) pranon se është një institucion i dalë jashtë loje dhe pa asnjë ndikim në tregun mediatik në Shqipëri. Kjo është pranuar nga kryetarja e KKRT-së, Endira Bushati gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Medias.

“E dimë që ka transmetime të palicencuara dhe ky fenomen në vitin 2012 është shfaqur në rritje, por ne mund të monitorojmë vetëm në Tiranë e Durrës. Ndërkohë në vend operojnë 250 media”, u shpreh Bushati.

E si për t’i dhënë nota më qesharake raportimit në Kuvend, kreu i entit rregullator mediatik tha para deputetëve, se “roje private i kanë penguar disa herë teknikët e KKRT-së të monitorojë TV-të, pasi nuk i lejojnë të hyjnë brenda territorit të antenave që gjenden në malin e Dajtit”. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema