Komisioni i Medias, miratohet pa konsensus ligji për median

Miratohet pa konsensus pr/ligji për mediat audiovizive në Komisionin Parlamentar të Medias. Opozita dhe mazhoranca u ndanë në dy nene të projektligjit për zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s dhe bordit të RTSH-së pasi opozita kërkonte për emërimet konsensusin e palëve, nëse nuk arrihet ky konsensus zgjedhjet të bëheshin me short dhe nëse nuk pranohej as shorti të zgjidhej në parlament me shumicë të cilësuar. Ndërsa, mazhoranca ka qenë kundër, duke kërkuar votim në parlament me shumicë të thjeshtë si gjeti institucionet e tjera.

“Po kërkojmë një KKRT të pavarur dhe po kërkojmë një Këshill Drejtues të RTSH të pavarur si garant, jo për PS, jo për PD, por median dhe publikun shqiptar. Për ne është i papranueshëm votimi me shumicë të thjeshtë”, deklaroi Leskaj.

“Varianti është shumë i mirë, është shumë ekulibrues, si për respektimin e vullnetit politik të palëve aq edhe për pavarësinë e institucioneve. Kështu që i qëndrojmë këtij versioni dhe mendojmë se është versioni më i mirë. Nuk besoj se një short mund të prodhojë institucione më të mira sesa Parlamenti i Shqipërisë”, tha Mark Marku.

Mazhoranca në Komision propozoi edhe vijimin e mandatit të kreut të KKRT dhe anëtarëve me një dispozitë kalimtare edhe pas hyrjes në fuqi të pr/ligjit ndërsa opozita kërkoi riformatim të dy enteve nga fillimi pas hyrjes në fuqi të ligjit. Pr/ligji u miratua pas më shumë se 3 vite diskutime.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s