Viti i kaluar, më vdekjeprurësi për gazetarët

Komisioni per Mbrojtjen e Gazetareve thote se 2012 ishte nje nga vitet me vdekjeprurese per gazetaret, me 70 te vrare. Organizata per te drejtat e njeriut thote se arsyet per numrin e larte te gazetareve te vrare jane konflikti ne Siri dhe dhuna kunder gazetareve ne vendet si Somalia dhe Pakistani. Zeri i Amerikes sjelle me shume hollesi.

Ne shqyrtimin vjetor te rreziqeve me te cilat perballen gazetaret, Komisioni per Mbrojtjen e Gazetareve tha se 70 gazetare u vrane dhe 232 te tjere u burgosen per punen e tyre. Robert Mahoney eshte zevendes drejtor i Komisionit per Mbrojtjen e Gazetareve.

Ai tha se shumica e atyre qe jane vene ne shenjester jane gazetare lokale qe raportojne per te drejtat e njeriut, politiken, konfliktet, krimin apo korrupsionin.

Siria ishte vendi me vdekjeprures per gazetaret, me 28 te vrare ne luftime, ose te vene ne shenjester per vrasje nga qeveria apo forcat e opozites. Vetem kater prej tyre ishin shtetas siriane qe mbulonin konfliktin ne vendin e tyre.

13 te tjere te ashtu-quajtur “gazetare qytetare”, te cilet perdoren kamerat dhe telefonat e tyre celulare per te dokumentuar konfliktin ne ate vend, gjithashtu humben jeten.

Ne Somali, arrestimi dhe denimi i gazetarit Abdiaziz Abdinuur ne muajin e kaluar ka terhequr vemendjen nderkombetare. Ai u denua me nje viti burg per fyerje te qeverise gjate intervistes me nje grua e cila tha se ishte perdhunuar nga forcat qeveritare. Edhe gruaja e intervistuar u denua me nje vit burg.

Por pervec arrestimeve te gazetareve, Komisioni per Mbrojtjen e Gazetareve thote se vitin e kaluar te pakten 12 gazetare u vrane ne Somali. Grupi militant al-Shabaab mori pergjegjesine per vrasjen e kater prej tyre.

Zoti Mahoney vuri ne dukje se ne shumicen e rasteve askush nuk eshte ndjekur penalisht per vrasjen e nje gazetari, qofte ne Somali apo diku tjeter, duke krijuar nje atmosfere te mosndeshkimit.

Komisioni per Mbrojtjen e Gazetareve tha se shtate gazetare jane vrare ne Pakistan, perfshire Mukarram Khan Aatif-in, i cili punonte per Radio Deewa te sherbimit Pashtu te Zeri i Amerikes. Ai u qellua per vdekje ne nje xhami ne veri te Peshavarit. Talebanet moren pergjegjesine per kete sulm ne janar te vitit 2012.

Ne Ameriken Latine, gazetaret perballen me frikesime dhe me kercenime serioze nga organizatat e krimit te organizuar dhe zyrtaret e korruptuar. Drejtori i Komisionit per Mbrojtjen e Gazetareve per Ameriken Latine Carlos Lauria tha se kater gazetare u vrane duke bere punen e tyre gjate vitit te kaluar ne Brazil. Ne Meksike, situata eshte edhe me e rrezikshme.

Raporti gjithashtu shpreh shqetesimin ne lidhje me burgosjen e perhapur e gazetareve sipas ligjeve te vjetruara dhe kufizuese te perdorura per te heshtur zerat anti-qeveritare. Raporti citon Turqine, Iranin, Vietnamin, Etiopine dhe Sirine si vende te cilat burgosin nje numer te madh gazetaresh.

Lajmi me pozitiv nga ky raport vjen nga Iraku ku per here te pare qe nga viti 2003 nuk eshte vrare asnje gazetar ne detyre. Mes vitit 2003 dhe 2008, Iraku ishte nje nga vendet me te rrezikshme per gazetaret ne bote, me nje total prej 151 gazetaresh qe kane vdekur duke mbuluar konfliktin ne ate vend.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s