Roli i mediave në funksionimin e shtetit ligjor

Nga Skënder Mulliqi

Shpesh në mediat elektronike mund të shikojmë kurse në ato të shkruara të lexojmë së ‘është kapur dhunuesi”, ‘vrasësi duhet të dënohet”, etj. Këta kryetituj janë ‘bomba’ të vërteta të cilat mund të sjellin efekte të fuqishme në opinion. Si lexuesit ashtu edhe shikuesit e televizioneve janë në një mënyre gjykatës të cilët mund të japin vlerësimet e tyre rreth rasteve në fjalë. Mënyrat së si komentohen rastet e tilla mund të ndikojnë edhe në gjykatësit për të marrë vendim përfundimtarë. Ne fakt gjykatat dhe gjykatësi do të duhej mos te prejudikohen nga askush kështu edhe as nga mediat. Kemi pasur rastin që shumë herë deri me tash të na servohen pamje nga arrestimet e ndryshme të zyrtarëve më të lartë të shtetit, të cilat pamje në opinion kanë krijuar paragjykime për personin e arrestuar. Kur e shikon një zyrtar të lartë të shtetit, më pranga në duar të përcjellë nga policia, njeriut i vijnë në kokë shumë paragjykime për atë person. Sigurisht se mediat janë të thirrura të bëjnë punën e tyre, por shpesh pamjet e tilla kanë pasur efekt negativ. Secili person i arrestuar deri sa nuk merret vendimi nga gjykata është i pafajshëm për veprën e ngarkuar. Vetë fakti se opinionit i servohen shpesh skenat e tilla të arrestimeve, nëse edhe nesër personi i arrestuar shpallët i pafajshëm nga gjykata, njolla i mbetet. Njeriu shpesh është i ngarkuar me sugjestione për personin e dyshuar. Ne këtë drejtim fuqi të madhe kanë mjetet e informimit në formimin e një sugjestioni të tillë. Sigurisht se efekt më të madh në opinion e gjerë publik bëjnë pamjet televizive nga arrestimet e zyrtarëve të lartë të shtetit, ose të ndonjë personi tjetër publik, së sa arrestimet e ndonjë personi për të cilin nuk është dëgjuar më parë. Kur në opinion krijohet përshtypja e fortë se personi i arrestuar dosido duhet të dënohet për ndonjë vepër të kryer, ai nëse nesër lirohet, prapë do të mendohet së kjo punë nuk është kryer në menyrë të ndershme nga gjykata. Këtu edhe mund të ndodhin padrejtësi të mëdha që vërtet njeriu që e ka kryer veprën ka mundësi të shpallët i pafajshëm nga gjykata, pse ai mund të këtë ndonjë lidhje apo gjykatësi nuk e merr guximin për të dënuar atë, sepse personi në fjalë është më ndikim të madh politik. Disa procese të deritashme edhe e kanë nxjerrë opinionin në dilemë së mos ndoshta pikërisht për shkak të ndikimit të politikës organet e drejtësisë nuk po e kryejnë punën ashtu si duhet. Dihet së paragjykimet nuk janë të mira, por megjithatë nëse bie dyshimi mbi dike së ka kryer ndonjë vepër penale, ose vepër tjetër, ishte dashur të fillohet me hetimet paraprake për ti hequr përfundimisht dilemat në opinion për akcilin person që bëhet fjalë. Krejt kjo do të duhej të bëhet në mënyrë parimore, pa pasur kurrfarë tendence të linçimit mediatik apo çfarëdo linçimi tjetër. Shpesh gazetarët investigivë janë një hap përpara organeve kompetente të hetuesisë. Organet e drejtësisë deri më tash nuk e kanë kryer punën ashtu si duhet, sepse edhe pas shumë vitesh nuk po ndriçohen vrasjet të cilët konsiderohen të motivuara politikisht. Disa media në atë kohë nuk e paten ngritur zërin sa duhet karshi krimit të organizuar. Shteti funksional dhe ligjor nuk mund të bëhet pa çrrjënjosjen e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Nëse gazetarët kërkojnë që të luftohet krimi dhe korrupsioni, kjo është detyrë e tyre parimore që bëhet për të mirën e shtetndertimit dhe mirëqenies shoqërore. Mediat do të duhej të funksionojnë krejtësisht të pavarura nga ndikimi i politikës, nëse dëshirojmë që të avancojmë në proceset demokratike. Deri sa të gjitha mediat nuk e luajnë këtë rolë në shoqëri, nuk mund të flasim së kemi liri të mirëfilltë të shtypit. Sigurisht së roli i gazetarit në këtë drejtim është dhe ka mbetur që moralisht të dënojë veprën e kryer, e jo personin e sapo akuzuar për ndonjë vepër. Prandaj edhe roli i mediave në funksionimin e shtetit ligjor është i pazëvendësueshëm për çdo shoqëri që mëton të jetë e përparuar…

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s