KQZ ndryshon procedurat për Bordin e Monitorimit të Medias

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 6 vota pro disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren e miratuar me vendimin e KQZ-së për përbërjen dhe procedurat që ndjek Bordi i Monitorimit të Medias. Dispozitat e Kodit Zgjedhor përcaktojnë të drejtën e subjekteve zgjedhore për të bërë propagandë zgjedhore në mënyrë të ligjshme në media, rregullat për pasqyrimin e kësaj fushate në media, si dhe monitorimin e zbatimit të rregullave të përcaktuara në këto dispozita. “Me vendimin e KQZ-së nr. 155, datë 7.5.2009, është miratuar rregullorja për përbërjen, mënyrën e ngritjes dhe të funksionimit si dhe procedurat që ndjek Bordi i Monitorimit të Medias, për realizimin e monitorimit të fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik si dhe ato private. Pas propozimeve të përfaqësuesve të partive politike, konkretisht PD-së dhe PS-së për shtyrjen e miratimit të projekt vendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 2, datë 25.2.2009, për Organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 6 vota pro, vendosi shtyrjen e miratimit të këtij projekt vendimi për në mbledhjet e ardhshme”, – thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s