Shënim: Një informacion i munguar

Të marrësh informacion në institucionet shtetërore, për të kryer si duhet punën e gazetarit, pra të informuesit të qytetarëve, hera-herës bëhet aq e vështirë sa edhe e pamundur në Shqipëri. Në fillim duhet të mjaftohesh me një premtim gjysmak në telefon se informacioni që ti kërkon, bashkë me përgjigjet për pyetjet përkatëse, do të jepet në kohë. pastaj pyet veten se zyrtarët e ministrisë duhet të jenë aq fort të zënë me punë, sa që nuk nuk kanë hapësirë kohore për të kthyer përgjigje në kohën e caktuar. ti e merr sërish me qetësi, pret me durim, sepse dikush është duke u përpjekur për të dhënë informacionin, të cilin një gazetar e pretendon me ligj dhe jo për nder apo më keq akoma, me mik

Por le të flasim për rastin në fjalë: Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në përpjekje për të pasur sa më shumë informacion për artikullin mbi problemin e Fondit të Ekselencës, Klan iu drejtua zyrtarisht zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ministri, duke kërkuar informacion për: Sa studentë shqiptarë janë mbështetur nga Ministria e Arsimit me Fondin e Ekselencës; sa ka qenë ky fond në vitet e mëparshme dhe sa është caktuar ai për vitin 2013; në cilat shtete dhe universitete studiojnë studentët e shkëlqyer shqiptarë që mbështeten nga shteti; një reagim të plotë dhe të saktë nëse ka ose jo raste ku studentë të jenë kthyer pa përfunduar studimet për shkak të mosmarrjes së parave nga shteti; dhe çfarë parashikon ministria e arsimit në të tilla raste? Përgjigje që mund të ishin kthyer brenda një gjysmë dite. Ministrisë së Arsimit nuk i mjaftuan katër ditë për ta bërë këtë. Nuk e dimë nëse kjo ndodhi për shkak të punës së jashtëzakonshme apo për ndonjë arsye tjetër, gjithsesi artikulli po botohet pa zërin dhe shpjegimet e institucionit. Mosdhënia e informacioneve për median është një problem, që është piketuar me shqetësim edhe në raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufinj”, ku Shqipëria ka humbur gjashtë vende në klasifikimin e lirisë së medias. Sepse liria e medias nuk është vetëm liri e fjalës, por edhe e drejtë për marrjen e informacionit.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s