Prishet konsensusi për bordet e KKRT & RTSH

komisioni-parl15Mazhoranca prishi konsensusin që ishte arritur me opozitën mbi zgjedhjen e anëtarëve të bordeve drejtuese të KKRT dhe RTSH, një procedurë thelbësore për të garantuar pavarësinë e këtyre dy institucioneve mediatike, pjesë e p/ligjit mbi Mediat Audiovizive.

Demokrati Mark Marku paraqiti në Komisionin e Medias një propozim që në mungesë të konsesusit ia kalon vendimmarrjen Parlamentit, ku për miratim mjafton shumica e thjeshtë. Marku tha se varianti fillestar që ishte propozuar nga ekspertët teknikë nuk haset në asnjë vend tjetër përveç Bullgarisë.

Por kryetarja e komisionit, socialistja Valentina Leskaj, pohoi jashtë kamerave se mes opozitës dhe mazhorancës ishte gjetur fillimisht një konsensus. Relatori Alfred Dalipi (PS) tha se opozita i qëndron variantit të parë, për të cilin ishte rënë dakort edhe me ndërkombëtarët, sipas të cilit në mungesë të konsensusit kalohet në short ose me shumicë të cilësuar, të cilën nuk e ka asnjë nga dy palët.

Diskutimet mbi propozimin e ri u shtunë për një tjetër mbledhje për të lejuar deputetët që të njihen me të. Gjatë diskutimeve mbi p/ligjin, Komisioni i Medias nuk pranoi të dëgjonte disa propozime të KKRT, duke i ndërprerë fjalën përfaqësuesit të saj, drejtorit të Kabinetit Enio Haxhimihali.

Ky i fundit këmbënguli se propozimet ishin kërkuar nga vetë Komisioni dhe pasi braktisi mbledhjen shpjegoi për A1Report se ato do t’i dërgohen deputetëve përmes një shkrese zyrtare.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s