Përplasje në Komisionin Parlamentar të Medias për këshillat e KKRT-së dhe RSH-së

komisioni-parl14Mazhoranca prishi konsensusin që ishte arritur me opozitën mbi zgjedhjen e anëtarit të shtatë të bordeve drejtuese të KKRT (AMA) dhe RTSH. PD dhe PS nuk gjetën gjuhën e përbashkët për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve të këtyre institucioneve të rëndësishme, duke bërë që PD-ja t’i qëndrojë idesë së zgjedhjes së drejtuesve me anë të dhunës së kartonëve. Demokrati Mark Marku paraqiti në Komisionin e Medias një propozim, që në mungesë të konsensusit ia kalon vendimmarrjen Parlamentit, ku për miratim mjafton shumica e thjeshtë. Demokrati Marku tha se varianti fillestar që ishte propozuar nga ekspertët teknikë nuk haset në asnjë vend tjetër përveç Bullgarisë. Kryetarja e komisionit, socialistja Valentina Leskaj, pohoi jashtë kamerave se mes opozitës dhe mazhorancës ishte gjetur fillimisht një konsensus. “Opozita i qëndron variantit të parë, për të cilin ishte rënë dakord edhe me ndërkombëtarët, sipas të cilit në mungesë të konsensusit kalohet në short ose me shumicë të cilësuar, të cilën nuk e ka asnjë nga dy palët”, theksoi socialistja Leskaj. Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës në Komisionin e Medias dhe Arsimit, gjatë diskutimit të fundit të disa neneve për ligjin e mediave audiovizive kanë rënë dakord për forcimin e masave ndaj operatorëve, në rastet kur vendi kalon gjendje të jashtëzakonshme. Deputeti i PS-së, Alfred Dalipi, tha se në situata të tilla, operatorët duhet të jenë të kujdesshëm në transmetim dhe programacion, pasi AMA ka të drejtë që t’u heqë licencën.

Anëtari i VII – Formula për zgjedhjen e anëtarit të shtatë të AMA-s dhe të KD-së së RTSH nuk po gjen konsensus mes mazhorancës dhe opozitës

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s