Gazetarët-deputetë, vlerë për Parlamentin!

Nga Fatos Halili

f-haliliNë ditët e fundit po shkruhet jashtëzakonisht shumë për njerëz dhe personalitete të mediave që kanë vendosur të afrohen me një grupacion të caktuar politik dhe të kërkojnë kandidimin për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Komentet kanë qenë të shumta e madje në shumicën e rasteve denigruese dhe fyese.
Në mendimin tim, ne jemi një shoqëri e atillë që nuk e kuptojmë konceptin e gazetarit-politikan. Ndër emrat e shumtë të përmendur ishte dhe një njeri që kam pasur mundësinë ta njoh nga afër, Alfred Peza. Për aq sa e njoh këtë njeri (Alfred Pezën), unë jam absolutisht pro idesë së futjes së tij në politikë. Lërini xhaketat e vjetra e xhaketat e reja, ne na duhen në parlament politikanë që s’kanë frikë të flasin, jo deputetë të përgjumur si në legjislacionin që po mbyllet, ku shumica e deputetëve kanë fjetur gjithë kohën. Në parlament na duhen shumë Alfreda, Braçe, Olldashë, Malaj, që nuk kanë frikë zotëri të flasin mbi atë që mendojnë se është e drejtë të flasin.
Por le të shohim me kujdes disa emra që mua më ka rastisur këto kohë të diskutohen shumë nëpër kafenetë afër PS-së.
Alfred Peza: Një personazh absolutisht i pranueshëm në politikë, karizmatik, i ftohtë dhe i egër në momentet që kërkojnë përgjigje të egër ose të ashpër. Një person që të paktën me aq sa e njoh unë ka një karrierë të pasur, e më pas si një njeri i medias (të kujtoj vetëm faktin se në Ora News, e ngriti thuajse nga hiçi dhe me vendosmërinë e tij theu mitin e televizioneve me titra, futi konkurrencën në këtë lloj tregu të dominuar deri në atë kohë). Peza së fundmi është parë në fakt me distancimin e tij të ngadaltë nga media duke qenë se sigurisht kishte biseduar paraprakisht për futjen në listën e deputetëve të PS-së. ky lloj akti, distancimi nga media gradualisht, tregon karakterin e tij, një karakter i fortë dhe i vendosur për zbatim të rregullave, duke mos lejuar në asnjë moment asnjë shkas që dikush ta sulmojë nesër për shfrytëzim të medias ku ka punuar për qëllime elektorale.
Mustafa Nano: për Muç Nanon nuk dua të marr shumë kohë për të shkruar për të pasi ai është mëse i lexueshëm nga të gjithë, dhe sigurisht njihet për karakterin që ka, dhe besoj se ai është thjesht një vlerë e shtuar në parlament.
Dëshira Subashi: Ky emër në fakt më ka çuditur jo pak, pasi kur e kam dëgjuar më erdhi në mendje një intervistë e dhënë nga anëtarë të PS-së të cilët ishin të habitur me faktin se presidenti I vendit Bujar Nishani, ka “harruar” t`i rikthejë asaj pozitën si gjyqtare që I takon me ligj ashtu si edhe kolegëve të saj që mbaruan mandatin në KQZ. Gjithsesi përveç habisë, duke e njohur këtë zonjë të nderuar, për të cilën realisht kam dëgjuar shumë në tiranë të paktën që e vlerësojnë qytetarët për qëndrimet e saj, për karrierën, karakterin dhe integritetin që ka, mendova është një zgjedhje me mend. Dëshira Subashi është një gjyqtare e respektuar në mbarë Shqipërinë, dhe me punën dhe sakrificat e saj në KQZ si nënkryetare e këtij institucioni, e propozuar nga PS ka dhënë 9 vite mbështetje dhe punë për këtë parti. Sigurisht që ajo duhet të jetë në listën për deputetë dhe e meriton e besoj askush s’duhet ta kontestojë, jo vetëm për punën e bërë në KQZ por për faktin se është një personazh që ka mbështetje në bazë tek qytetarët e thjeshtë sepse ka treguar që ka moral të lartë politik, integritet personal dhe ka një bagazh të gjerë në drejtësi, dhe është vlerë për PS-në.
Pra, duke i parë këto tre emra, të më ndjejnë të tjerët që nuk i përmenda, pasi këto tre më tërhoqën më shumë vëmendjen, mendoj se s’kemi pse çirremi sikur po ndodh një cunami, asgjë e jashtëzakonshme s’ka ndodhur, madje po ndodh një lloj mrekullie pasi partitë politike nuk po zgjedhin më në baza klanore por po tregojnë se presin ën gjirin e tyre edhe njerëz që kanë integritet e bagazh në jetën, civile, ushtarake e politike. Pra emra të tillë duhet të jenë të mirëpritur në politikë dhe jo të tentohet çdo mënyrë për largimin e tyre.
Dua të kujtoj këtu emra si Mark Marku, një njeri i respektuar i medias që është deputet i PD-së, dhe ka treguar se ruan ende të njëjtin integritet si person, dhe nuk është bërë vegël në duart e askujt. Pra nëse këta ish-gazetarë, ish-gjyqtarë të sprovuar para qytetarëve si persona që mund të sjellin ndryshimin, mirëpritini ata, dhe thuajini vetes, do zoti këta kryetarët e partive politike, vendosin në listat e deputetëve sa më shumë Alfred Peza, Mustafa Nano, Dëshira Subashi, etj. Ata duhen në politikë si vlera të reja që shtohen në parlamentin shqiptar dhe në jetët tona.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s