Komisioni i Medias, miratohet pa konsensus ligji për median

Miratohet pa konsensus pr/ligji për mediat audiovizive në Komisionin Parlamentar të Medias. Opozita dhe mazhoranca u ndanë në dy nene të projektligjit për zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s dhe bordit të RTSH-së pasi opozita kërkonte për emërimet konsensusin e palëve, nëse nuk arrihet ky konsensus zgjedhjet të bëheshin me short dhe nëse nuk pranohej as shorti të zgjidhej në parlament me shumicë të cilësuar. Ndërsa, mazhoranca ka qenë kundër, duke kërkuar votim në parlament me shumicë të thjeshtë si gjeti institucionet e tjera.

“Po kërkojmë një KKRT të pavarur dhe po kërkojmë një Këshill Drejtues të RTSH të pavarur si garant, jo për PS, jo për PD, por median dhe publikun shqiptar. Për ne është i papranueshëm votimi me shumicë të thjeshtë”, deklaroi Leskaj. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Korrespondentja legjendare e “Times” ndahet nga jeta

beograd1Marc Tanner, BIRN, Londër

Gazetarja e lindur në Jugosllavi raportoi disa nga ngjarjet më të trazuara në Europën Lindore gjatë Luftës së Ftohtë dhe më vonë u përplas me qeverinë e Sllobodan Millosheviçit, gjë që i kushtoi personalisht.

Diva e shtypit në Beograd, në vitet 1980 dhe fillim të viteve 1990, kritike e mprehtë e Sllobodan Millosheviçit dhe një nga lidhjet e fundit me botën e monarkisë së para luftës në Jugosllavi, vdiq në Londër në moshën 88-vjeçare.

Dessa Trevisan, e lindur në familjen Pavlovic, pati një fëmijëri të turbullt dhe përjetoi disa nga ngjarjet më traumatike të Jugosllavisë së shekullit të 20. Fëmijë e prindërve të pasur – babi i saj ishte serb dhe nëna kroate – vitet e para të jetës ishin të privilegjuar. Duke jetuar në Zagreb dhe Beograd ishte shoqe fëmijërie me mbretin Peter të Jugosllavisë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Për shtypin e shkruar dhe MAPO-n në epokën dixhitale

h-cili2Henri Çili

Është fakt i pakundërshtueshëm tashmë transformimi që po pëson bota e sotme, me sistemet e reja të komunikimit, aq më tepër e gjithë media, aq më tepër shtypi i shkruar. Duke filluar nga sot, botimet periodike MAPO, gazeta e përditshme MAPO, MAPO Weekend si gazetë e fundjavës, revista mujore MAPO si dhe botimi i specializuar Madame MAPO, nisin një fazë të re të jetës së tyre, e lidhur ngushtë me një transformim përmbajtësor, që vjen si pasojë e atyre shndërrimeve që po ndodhin kudo në shtypin e shkruar. Printi, media e printuar, me të gjitha format e saj është prej më shumë se një dekade kur filloi dhe po ndodh shkëlqimi i mediave online, sociale dhe formave/ sistemeve të reja të komunikimit, në një transformim i cili përpiqet që në çdo fazë dhe hap të mund t’i japë shtypit të shkruar një identitet ose funksion të ri.

Është e qartë se çdo sistem mediatik, sapo ka dalë një sistem i ri komunikimi, është transformuar, dhe kjo është tashmë një histori e vjetër: shtypi i shkruar me radion, të dy bashkë me televizionin, kinemaja me televizionin, dhe të gjithë bashkë me televizionin; dhe tashmë tërësia e sistemeve të deritanishme të komunikimit me internetin. Vazhdoni leximin

Blerja e mediave në Ballkan nga elitat politike -antidemokratike, e rrezikshme

a-whitePa një media të pavarur Shqipëria nuk do ta ketë të lehtë integrimin në BE. Intervistë ekskluzive e Aidan White, Drejtor i Rrjetit për Gazetarinë Etike, me qendër në Bruksel.

DW: Media ka rolin e saj në ecurinë e procesit të integrimit europian në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Z. White, si po e luan media rolin e saj në promovimin e vlerave demokratike të BE?

Aidan White: Pas më shumë se 20 vjet nga vendosja e regjimit demokratik dhe pluralizmit politik shohim që të gjitha vendet e Ballkan Perëndimor kanë rrugë të gjatë për të bërë lidhur me anëtarësiminm e tyre në BE. Mendoj se ka një mungesë të pjekurisë politike në këtë rajon, nuk respektohet liria e medias dhe pluralizmi demokratik në media. Ka influenca politike, interesa të sektorit të biznesit. Media nuk po e luan rolin e saj për të kontribuar në progresin e procesit të integrimit europian. Mungon një zotim i qartë i të gjitha palëve ndaj peisazhit të medias së pavarur, ku gazetaria, që në thelb është e e pavarur të raportojë si duhet sesi ushtrohet pushteti. Vazhdoni leximin

Viti i kaluar, më vdekjeprurësi për gazetarët

Komisioni per Mbrojtjen e Gazetareve thote se 2012 ishte nje nga vitet me vdekjeprurese per gazetaret, me 70 te vrare. Organizata per te drejtat e njeriut thote se arsyet per numrin e larte te gazetareve te vrare jane konflikti ne Siri dhe dhuna kunder gazetareve ne vendet si Somalia dhe Pakistani. Zeri i Amerikes sjelle me shume hollesi.

Ne shqyrtimin vjetor te rreziqeve me te cilat perballen gazetaret, Komisioni per Mbrojtjen e Gazetareve tha se 70 gazetare u vrane dhe 232 te tjere u burgosen per punen e tyre. Robert Mahoney eshte zevendes drejtor i Komisionit per Mbrojtjen e Gazetareve.

Ai tha se shumica e atyre qe jane vene ne shenjester jane gazetare lokale qe raportojne per te drejtat e njeriut, politiken, konfliktet, krimin apo korrupsionin. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema