Transparenca mediatike dhe ndërvarësia politike

m-goricaNga Marjon Gorica

Media është i vetmi mjet informativ i rëndësishëm në mbarë botën. Dhe në Shqipëri media zë një vend të rëndësishëm për funksionin që ka. Televizioni është ai mjet informativ i cili ka rëndësi më të madhe se gazeta apo radio pasi për njerëzit është diçka më e thjesht, dhe nuk i lodh ata, kjo duket dhe si diçka argëtuese. Gjithashtu dhe gazeta apo radio zënë rolin e tyre të rëndësishëm. Sot është e vështirë të gjesh një informacion të saktë dhe të pa devijuar.

Politizimi i këtyre mjeteve informative sjell një ndikim negativ në shoqërinë shqiptare. Shoqëria jonë e ka vuajtur gjithnjë këtë problematik. Në të vërtet kjo nuk është diçka e mirë që i ka ndodhur kombit tonë për nga vetë fakti se të gjitha mediat transmetojnë lajmet në bazë të qëllimeve dhe interesave që kanë drejtuesit e tyre. Kur në një vend demokratik mungon ekzistenca e informimit normal mbi atë çka ndodhin në çdo moment, çfarë mund të pritet tjetër?

Kjo gjë ngjason ekzaktësisht me periudhën e sistemit diktatorial,dhe pse në kushte të vështira shumë pak njerëz kishin mundësi të pajiseshin me televizor apo radio,dhe në to flitej vetëm në favorizim të drejtuesit të shtetit asaj kohe Enver Hoxhës, gjithçka në favor të tijin. Kjo është dhe ajo çfarë ndodhë sot, është ajo çfarë ka ndodhur për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe që pritet të vazhdoj ende kështu për nga vetë fakti se ne nuk dimë të jemi transparent,nuk mundemi të pasqyrojmë realisht çfarë ndodhë, nuk mund të bëjmë diferencimin midis të mirës dhe të keqes pa qenë të ndërvarur si gjithmonë nga forcat politike. Kjo është diçka e ulët pasi njerëzit e vendit tonë ecin me idenë dhe mendimin që në rast se mbështesin partinë politike qeverisëse do të kenë prioritete më shumë. Ky është si një favorizim për ta. Por ndodhë e njëjta gjë dhe për grupet mediatike të tjera të cila përkrahin partitë politike opozitare dhe shpërndaj informacion gjithnjë në përfitim të tyre për vetë faktin se ato do të përkrahen kur këto subjekte të jenë në pushtet ose për të bërë reklama në to,gjithnjë në mënyrë përfituese. E çfarë mund të sjellë kjo gjë? Asgjë tjetër përveç një mungese transparence. Media e politizuar nuk është asgjë tjetër veçse diçka dëmtuese për të gjithë shoqërinë shqiptare, diçka dëmtuese dhe për kombin tonë, pasi janë televizionet kombëtare apo gazetat to të cilat janë bërë si zëdhënëse të subjekteve politike së bashku me moderatorët apo gazetarët e tyre. Përse një stacion televiziv, radio apo gazetë jep informacione gjithnjë në favor të një force politike apo dhe e anasjelltë njëkohësisht. Këto gjëra ndodhin nga vetë fakti se e gjithë puna që bëhet për informim është në interes të subjekteve politike dhe jo në interes të popullit. Në rast se një televizion, radio apo gazetë nuk përcjell informacion në favorizim të “x” force politike atëherë ajo nuk mund të ketë shikueshmëri. Ky është mentaliteti shqiptar. Kjo gjë është më mbizotëruese tek televizionet, duke pasuar më pas tek disa gazeta dhe tek radiot. Këtu nuk përfshihet asgjë tjetër përveçse perceptimit që kanë qytetarët. Gjithashtu mund të përfshihet dhe RTSH, i cili është gjithnjë të forcave politike pushtetare, si sot ashtu dhe para 8-vitesh kur qeveriseshim nga një subjekt tjetër politik. Kjo që ndodhë në kombin tonë, në vende të tjerë të Europës Lindore apo Perëndimore nuk ndodhin aspak. Një grup mediatik s’mund të bëhet zëdhënës i një force politike. Media ka rol informativ dhe edukues, por mesa duket në Shqipëri informimi dhe edukimi vjen gjithnjë me anë të qëllimeve të administratorëve televiziv për qytetarët e këtij kombi.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s