Reporterët pa kufij: Përkeqësohet liria e medias, Shqipëria zbret 6 vende

TIRANË- Brenda një viti Shqipëria ka humbur përmirësimin që pati shënuar në 2012-ën në treguesin mbi liritë e medias, nëpër botë të hartuar nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”.

Kështu në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 102-ta në listë, duke zbritur me 6 vende në listë, në krahasim me një vit më parë ku ndodhej në vendin e 96-të, por ndërkohë duke rimarrë po të njëjtin vend që pati edhe në 2011-ën, ku sapo kishte shënuar një rënie të thellë me 16 vende në krahasim me vitin paraardhës.

Në raportin e këtij viti, Shqipëria lë pas vende si Republika Afrikane e Malit, Guatemala, Liberia apo Mongolia.

Ndërkaq, Kosova ka shënuar një përmirësim të lehtë, duke u renditur e 85-ta, një vend më sipër me vitin e mëparshëm.

Maqedonia ndërkohë këtë vit ka shënuar një rënie të jashtëzakonshme me 20 vende dhe sipas raportit vendi ynë fqinjë po ndjek shembujt e rrezikshëm të Hungarisë dhe Italisë, pasi parlamenti maqedonas po përgatitet të legalizojë censurimin e medias.

Sipas raportit, jashtë BE liria e informimit është në gjendje kolapsi, ndërsa Ballkani vijon të mbetet i zhytur në praktikat represive të së kaluarës.

Në të thuhet se klasifikimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe veçanërisht i Maqedonisë tregon po të njëjtat probleme me të cilat vijon të përballet ky rajon. Paditë gjyqësore, shpesh për shkak të mungesës së legjislacionit, mungesës së aksesit në të dhënat publike, dhuna fizike e psikike ndaj gazetarëve, e mjaft pengesa të tjera.

Ndërkaq, vendet nordike vijojnë të ruajnë tre vendet e para të klasifikimit. Ndërsa tre vendet e fundit mbahen po nga të njëjtat vende, Turkmenistani, Korea e Veriut dhe Eritrea.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s