Arvizu: Ne Shqipëri, shtypi i hapur, por ende jo i pavarur

a-arvizu2TIRANË – “Shtypi në Shqipëri është vërtet i hapur dhe dinamik, por nevojitet një rrugë e gjatë për të thënë dhe pohuar se është i pavarur”, deklaroi të martën ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e prezantimit të Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi(SHGD). Duke vlerësuar nismën e krijimit të kësaj shoqate, me mbështetjen e USAID-t, Arvizu tha se ajo i shërben qytetarëve për të ngritur zërin bashkarisht dhe inkurajuar të tjerë që të bëhen pjesë e së ardhmes së Shqipërisë. “Nisma juaj për të ngritur shoqatën e gazetarëve investigativë është shumë mbresëlënëse dhe dëshira juaj për të mbajtur një faqe të pavarur interneti është shumë e rëndësishme. Media e pavarur investigative luan rol në ushqimin e qytetarëve të informuar”, tha ai. Duke nënvizuar se secili ka të drejtë të japë opinionin e tij, Arvizu shprehu shqetësim për atë që e cilësoi “gjuha e urrejtjes që vihet re përmes gazetarëve në Shqipëri”. “Gjithsecili ka të drejtë të japë opinionin e tij. Por, disa persona kanë opinione shumë të forta. Gjuha e urrejtjes dhe sulmet personale nuk kanë rol të rëndësishëm në përparimin e demokracisë së Shqipërisë”, theksoi ambasadori amerikan në Tiranë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s