Buçpapaj: Ish-stafi i Zyrës së të Drejtave mashtroi ministrin

m-bucpapaj4Akuza të ndërsjellta mes Zyrës së të Drejtave të Autorit dhe agjencive “Albautor” dhe AKDIE. Pas kërkesës së Zyrës së të Drejtave të Autorit për pezullimin 6- mujor të licencës për dy agjencitë, “Albautor” dhe AKDIE (Agjencia e administrimit kolektiv të të drejtave të artistëve interpretues/ekzekutues), kjo e fundit ka reaguar përmes një letre të hapur drejtuar ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për dijeni dhe Kryeministrit të vendit. Sipas kësaj letre, drejtori i ZDSHA-së, Mujë Buçpapaj, “ka kryer në mënyrë krejtësisht të fshehtë dhe të paligjshme ‘procedurën’ e propozimit për pezullim licence të agjencisë AKDIE, në padijeni të plotë të saj, në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Administrative”. Më tej, drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Naim Alia, ka renditur gjithë veprimtarinë e AKDIE-së, ndërkohë që akuzon ZDSHA-në për mosarkëtim parash dhe borxhe.
I pyetur në lidhje me këtë, kreu i ZDSHA-së, Mujë Buçpapaj, thotë se çështja kryesore pse është kërkuar pezullimi i licencës mbetet mosshpërndaja e të ardhurave te titullarët e së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të.
Shpërdorimi
“Është e pafalshme që shkrimtarët, artistët dhe krijuesit e këtij vendi, prej vitesh nuk marrin asnjë të ardhur për krijimtarinë e tyre, ndërkohë që abuzohet me ta”. Sipas Buçpapajt, nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura pranë ZSHDA-së, si dhe i dokumentacionit lidhur me agjencinë “Albautor”, shuma e të ardhurave për vitin 2011 nga veprimtaritë e shfrytëzimit të pasqyruara në pasqyrat financiare nga agjencia “Albautor” është 3 720 342 lekë. Në bazë të marrëveshjes, agjencia duhet të përdorë 25 % të të ardhurave (930,085 lekë), ndërkohë që shpenzimet e agjencisë për vitin 2011 janë në shumën prej 2 735 229 lekë, pra kanë shpenzuar 1 805 144 lekë më tepër. Ndërsa AKDIE reflekton si të ardhura 3 202 291 lekë, nga të cilat duhet të përdorte 25%, pra 800 572 lekë, ndërkohë që ka shpenzuar 2 020 030 lekë (1 219 458 lekë më shumë) “Të ndodhur përpara faktit se përdoruesit e veprave me objekt të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura paraqesin ankesa të vazhdueshme kundrejt agjencive pranë ZDSHA-së, duke i kërkuar Zyrës të garantojë se pagesat e kryera për llogari të agjencive u shpërndahen autorëve/titullarëve të përfaqësuar prej tyre, Zyra ndodhet në një presion të vazhdueshëm, ndërkohë që kjo çështje mbetet pezull dhe pa asnjë përgjigje përfundimtare”, thotë kreu i ZDHSHA-së.
Mashtrimi nga ish-drejtuesit
Situata komplikohet më tej prej faktit që edhe pse këto dy agjenci kanë vite që nuk e luajnë funksionin e tyre, një vit më parë janë licencuar sërish. Mësohet se këto agjenci regjistrohen në Gjykatë si OJF, ndërsa pajisen me licencë nga ministri i MTKRS-së, me rekomandimin e ZDSHA-së. “Në të dyja rastet e ripërsëritjes së licencave për ‘Albautor’ dhe AKDIE, ish-stafi i ZSHDA-së ka mashtruar me shkrim ministrat e TKRS-së, duke u dhënë rekomandime me shkrim, sikur gjoja këto dy agjenci i plotësonin të gjitha kriteret, përfshirë edhe shpërndarjen e të ardhurave etj., ndërkohë që siç rezulton nga dokumentacioni në ZSHDA dhe thonë edhe vetë artistët publikisht, gjendja është krejt ndryshe prej këtu e disa vitesh. Kjo gjë do të analizohet në ZSHDA dhe në konsultë me MTKRS-në, do të nxirren edhe përgjegjësitë përkatëse ligjore”, thotë Buçpapaj, teksa shton se këto shoqëri nuk janë biznes privat, por pronë e autorëve, shkrimtarëve dhe artistëve, ata janë vetëm administratorë dhe kjo gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s