AKDIE: Pezullimi ynë, i fshehtë, të hetohet Mujë Buçpapaj

Agjencia AKDIE, (Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues) licenca e së cilës është pezulluar nga Zyra Shqiptare e së Drejtave të Autorit, ka kërkuar dje hetim ndaj drejtuesit të kësaj zyre, Z. Mujo Buçpapaj. Me një shkresë zyrtare drejtuar ministrit të Kulturës, Z. Aldo Bumçi, kryeministrit të vendit Z.Sali Berisha dhe Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit, agjencia e z. Naim Aliaj ka apeluar, duke e quajtur të kundraligjshëm veprimin e ZDSHA-së. Ndërsa e konsideron të fshehtë procedurën e propozimit për pezullim licence që ka bërë Buçpapaj, Aliaj e cilëson atë vepër penale. “Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, e drejtuar nga Z. Mujë Buçpapaj, ka mashtruar në dijeni të plotë, me dashje, në kundërshtim flagrant me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës nga ana e funksionarit publik, me qëllim dëmtimi në mënyrë të pariparueshme dhe të parikuperueshme Agjencinë AKDIE, artistët e nderuar-anëtarë të saj, si dhe në tërësi, sistemin e administrimit kolektiv në Shqipëri, një sistem i ndërtuar me kaq shumë sakrifica”, shkruhet në njoftimin e AKDIE. Më poshtë agjencia pretendon se ka punuar dhe se ka bërë gjithçka është e mundur, sipas kornizave ligjore të shtetit ligjor dhe të së drejtës në Shqipëri, për të përmbushur detyrat e veta: duke monitoruar në vitin 2011, mbi 1900 subjekte tatimpagues dhe në vitin në vazhdim në 2012, 3337 të tilla; duke iniciuar procedime penale, në vitin 2011, 600 procese gjyqësore penale dhe në vitin 2012 shifra shkoi deri në 1100 procese gjyqësore penale. Nga ana tjetër, Aliaj si drejtues i AKDIE pretendon se agjencia ka pasur më shumë shpenzime se sa të ardhura, e më tej shton se në lidhje me shpërndarjen e të ardhurave drejt artistëve, agjencia e ka bërë këtë.
Kundërpërgjigja
Ndërsa dje Mujo Buçpapaj sqaroi në “GSH” arsyet e pezullimit të licencës, sot ai i kundërpërgjigjet pretendimit të AKDIE. “Çështja vazhdon prej katër muajsh dhe ne kemi letërkëmbime pa fund me agjencinë. Shkeljet e bëra vërtetohen në dokumentet që ata vetë na kanë vënë në dispozicion, ndërsa pretendimet e tyre janë të pabaza. Po shohim mundësinë e një procesi penal për shkeljet”, tha në një prononcim telefonik, Buçpapaj.
Gjyqet, akuzat e kundërakuza mes institucioneve që mbrojnë të drejtën e autorit e atyre që e shkelin atë, vijojnë prej vitesh. Çështja është kur do të respektohet pronësia intelektuale në vendin tonë?!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s