Sequi: Liria e medias, jetike për anëtarësimin në BE. Bregu: në Shqipëri gazetarët nuk penalizohen

k-europian2TIRANË- Ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi gjatë seminarit për Lirinë e Medias dhe Lirinë e Fjalës në kuadrin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian tha se kjo liri mbetet jetike për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Për Bashkimin Europian ka shumë rëndësi liria e medias. Liria e fjalës është po aq e rëndësishme duhet të jetë solide ashtu si vetë demokracia. Liria e medias është jetike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Besoj e keni lexuar se çfarë thotë raporti për të”, tha Sequi.

Ai vlerësoi praktikën për të mos penalizuar gazetarët për ato që shkruajnë. “Si kudo në botë ne jemi ata që mund të sjellim ndryshimin, media të lira me gazetarë cilësorë”, tha Sequi më tej. Ambasadori nënvizoi më tej se BE ka investuar në Shqipëri për lirinë e medias, ndërkohë që premtoi se mketë edhe në vazhdim trajnime dhe çmime për gazetarinë investigative. “BE dëshiron që gazetarëve t’i jepet mundësia të flasin lirisht”, shtoi Sequi.

Bregu

Gjatë seminarit ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar se mazhoranca aktuale ka bërë gjithacka që media të jetë e lirë dhe e pavarur. “Në emër të medias së lirë qeveria ka ndërmarrë reforma të mëdha”, tha ajo. Sipas Bregut, gazetarët nuk penalizohen më për gjërat që shkruajnë. “Që nga vitit 2005 asnjë procedim ndaj gazetarëve. Jnaë bërë ndryshime në kodin penal për shpifjen. Të tilla vendime e inkurajojnë lirinë e medias”, tha ajo.

Bregu nënvizoi se sfidë për mediat mbetet përmirësimi i standarteve, etika, forcimi i lirisë brenda mediave dhe përcjellja e lajmit sa më të vërtetë.

Pollo

Ministri i Teknologjise e Novacionit Genc Polli theksoi se liria e medias është e domosdoshme në demokraci. Ministri Pollo ka theksuar ndryshimet dhe rregullimet ligjore për një media me standarde, duke kujtuar se sot asnjë gazetar nuk dënohet për atë që shkruan per qeveritaret. Në shqetësimin e tij, Pollo tha se mbetet ende shumë për t’u bërë për të drejtat e autorit. Sipas Pollos, kolegët e opozitës janë treguar konservatorë në ndryshimin e ligjit për mediat.

Leskaj

Kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj theksoi në fjalën e saj gjatë seminarit se kuadri ligjor për median në Shqipëri është i pamjaftueshëm. Leskaj vuri në dukej se vijojnë presionet mbi mediat dhe më e riskuara është gazetaria investigative. “Kultura e gazetarisë investigative dhe për t’i mbyllur gojën mbetet një problem, ka presione që vijnë nga politika dhe ka një dobësim të kësaj gazetarie. Ka pasur raste të sulmit të gazetarëve”, tha Leskaj.

Madje më tej Leskaj vuri në dukje se dhe KKRT ka dëeshtuar në punën e saj. “Raporti i KKRT pranon se ashtu si në vite të mëparshme vendime të KKRT nuk janë zbatuar nga tatimet. E ndërkohë vijon procesi i gjobave selektive”.Leskaj tha me shqetesim se KKRT nuk eshte e zhveshur nga sherbimi ndaj politikes, duke e akuzuar ate si militante.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s