Liria e medias,Sequi: Kriter për anëtarësimin në BE, Leskaj: KKRT e mbushur me militantë

liria-mediasReagon zv/drejtori i RTSH: Jemi sulmuar nga opozitat sipas rotacionit të pushteteve

Liria e medias mbetet jetike për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi, dje gjatë seminarit për Lirinë e Medias dhe Lirinë e Fjalës në kuadrin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ambasadori Sequi
“Për Bashkimin Europian ka shumë rëndësi liria e medias. Liria e fjalës është po aq e rëndësishme duhet të jetë solide ashtu si vetë demokracia. Liria e medias është jetike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Besoj e keni lexuar se çfarë thotë raporti për të. Vlerësoj praktikën për të mos penalizuar gazetarët për ato që shkruajnë. Si kudo në botë ne jemi ata që mund të sjellim ndryshimin, media të lira me gazetarë cilësorë. BE dëshiron që gazetarëve t’i jepet mundësia të flasin lirisht”, tha Sequi, ndërsa nënvizoi më tej se BE ka investuar në Shqipëri për lirinë e medias, ndërkohë që premtoi se në këtë drejtim do të vijohet edhe në vazhdim me trajnime dhe çmime për gazetarinë investigative.
Ministrja Bregu
E pranishme në këtë seminar edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nënvizoi se sfidë për mediat mbetet përmirësimi i standardeve, etika, forcimi i lirisë brenda mediave dhe përcjellja e lajmit sa më i vërtetë. Ajo ka çmuar kurajën e gazetarëve, edhe pse puna e tyre prodhon lajme të pakëndshme edhe për politikanët. “Gazetarët përballen me sfida që ndikojnë drejtpërsëdrejti me lirinë e tyre. Mediat përballen me sfidat për të transmetuar një lajm të vërtetë. Por sot, sidomos diskutimi për lirinë e medias për vendet aspirante në BE, nuk limitohet me lidhjet qeveri-media, apo ndërhyrja e politikanëve, qeveria ndërton politika, ndërsa vijën e hollë që ndan qëndrimin profesional, lirinë e brendshme nuk e vendos qeveria, por drejtuesit e mediave. Pushteti i medias duhet të forcohet në lirinë brenda tij”, tha Bregu.
Pollo
Edhe ministri i Teknologjisë e Novacionit Genc Polli theksoi se liria e medias është e domosdoshme në demokraci. Ministri Pollo ka theksuar ndryshimet dhe rregullimet ligjore për një media me standarde, duke kujtuar se sot asnjë gazetar nuk dënohet për atë që shkruan per qeveritaret. Në shqetësimin e tij, Pollo tha se mbetet ende shumë për t’u bërë për të drejtat e autorit. Sipas Pollos, kolegët e opozitës janë treguar konservatorë në trajtimin e çështjes se shpifjes në ndryshimet në kodin civil.
“Ne kemi gjykuar që, edhe legjislacioni penal për shpifjen, që ishte në fuqi deri një vit më parë, ishte i ashpër, pothuajse drakonian, dhe që nuk përputhej me nevojat demokratike të vendit e me trendin ndërkombëtar, në këshillim me institucionet evropiane, me kompetencë në këtë fushë, ne përgatitëm abrogimin e ndëshkimit penal për shpifjen. Gjithsesi bëhej fjalë për Kodin Penal, për një ligj që ndryshohet me 3/5-at e votave, për të cilin u negociua gjatë me kolegët e opozitës. Këta kolegë kishin pikëpamje shumë më konservative për këtë çështje dhe si përfundim u arrit një kompromis, me një reduktim të ndjeshëm të ndëshkimit penal për shpifjen. Shpresoj që në të ardhmen, në legjislaturën 2013-2017 të hapim dialogun për këtë çështje, të veprojmë me synim lënien e trajtimit gjyqësor të shpifjes si një çështje ekskluzivisht e të Drejtës Civile”, tha Pollo.
Leskaj
Ndërsa kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj theksoi në fjalën e saj gjatë seminarit se kuadri ligjor për median në Shqipëri është i pamjaftueshëm. Leskaj vuri në dukej se vijojnë presionet mbi mediat dhe më e riskuara është gazetaria investigative. “Kultura e gazetarisë investigative mbetet një problem, ka presione që vijnë nga politika dhe ka një dobësim të kësaj gazetarie. Ka pasur raste të sulmit të gazetarëve”, tha Leskaj. Madje më tej Leskaj vuri në dukje se dhe KKRT ka dështuar në punën e saj. “Raporti i KKRT pranon se ashtu si në vite të mëparshme vendime të KKRT nuk janë zbatuar nga tatimet. E ndërkohë vijon procesi i gjobave selektive”. Leskaj tha me shqetësim se KKRT nuk është e zhveshur nga shërbimi ndaj politikës, duke e akuzuar atë se është e mbushur me militantë.

Bregu: Gazetarët nuk janë penalizuar    
Gjatë seminarit ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar se mazhoranca aktuale ka bërë gjithçka që media të jetë e lirë dhe e pavarur. “Në emër të medias së lirë qeveria ka ndërmarrë reforma të mëdha”, tha ajo. Sipas Bregut, gazetarët nuk penalizohen më për gjërat që shkruajnë. “Që nga vitit 2005 asnjë procedim ndaj gazetarëve. Janë bërë ndryshime në kodin penal për shpifjen. Të tilla vendime e inkurajojnë lirinë e medias”, tha ajo.

Leka: RTSH do ndryshojë me ligjin e ri
Zëvendës/drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka pranoi që në 20 vite Radio Televizioni Shqiptar është sulmuar nga opozitat sipas rotacionit të pushteteve. Leka theksoi se ligji i ri për RTSH mund të jetë një zgjidhje për situatën e krijuar. “RTSH ka qenë e sulmuar nga opozitat sipas ndryshimit të pushteteve. E përmend këtë fakt me qëllimin që me ligjin e ri të mos bëhet një sulm i tillë. Por, për 20 vitet e fundit, transmetuesi publik nuk është vetëm dy tre edicione. Të gjithë varemi nga sende dhe produkte, pavarësia varet nga kushtet dhe rrethanat, dhe në këto kushte edhe RTSH, dhe shpresoj që me ligjin e ri gjithçka do të vendoset mbi baza të shëndosha”, theksoi zv/drejtori i përgjithshëm i RTSH, Martin Leka.

Bushati: Strategjia e
dixhitalizimit të përshpejtohet
Kryetarja e KKRT-së Endira Bushati gjatë fjalës së saj kërkoi miratimin sa më parë të strategjisë për dixhitalizimin e transmetimeve. Bushati vuri theksin te ndalimi i pronësisë në dy televizioneve vendorë për të njëjtën zone, ndërkohë që shprehu shqetësimin për transmetues tokësorë të palicencuar.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s