Zyra e të Drejtave të Autorit: Të pezullohet licenca e “Albautorit”

m-bucpapaj2Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit i ka propozuar ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pezullimin e licencës së agjencive “ALBAUTOR” dhe “AKDIE”. Përmes një njoftimi për shtyp, ZDSHA bën të njohur kërkesën e saj drejtuar MTKRS-së, duke marrë shkas nga keqfunksionimi i agjencive të administrimit kolektiv.
Në këtë njoftim thuhet se ky propozim vjen si shkak i moszbatimit të ligjit “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura” dhe statuteve të agjencive “Albautor” dhe “AKDIE”, të tilla si:
Mospërmbushje e detyrimit për të mbledhur nga përdoruesit të ardhurat dhe shpërndarjen e tyre titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, në përputhje me dispozitat statutore dhe tarifat e deklaruara; mospërmbushjen e detyrimit për të depozituar në ZSHDA informacionin e kërkuar në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së tyre; depozitimin në ZSHDA të çdo autorizimi të lëshuar me faturë tatimore; mosdepozitimin e listës së tarifave të miratuara nga agjencitë; mospërmbushjen e detyrimit për thirrjen çdo vit kalendarik të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, e cila duhet të miratojë buxhetin e Agjencisë dhe listën e shpërndarjeve.
Sipas këtij njoftimi, mësohet se ZSHDA ka vënë në dijeni ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili “ka shprehur angazhimin e tij për shqyrtim të vëmendshëm të dokumentacionit të veprimtarisë së agjencive të licencuara, si dhe mbështetjen e ZSHDA-së për t’i dhënë zgjidhje ligjore problematikës së përvitshme të agjencive të menaxhimit kolektiv, si rezualtat i mospërmbushjes së detyrimeve ligjore dhe statusore”. Më tej shprehej mbështetja që ZDSHA u jep agjencive të menaxhimit kolektiv të të drejtatve të autorit dhe të drejtave të lidhura, në luftën e përbashkët kundër piraterisë, por duke u kërkuar agjencive të përmbushin detyrimet ligjore kundrejt autorëve/titullarëve të së drejtës së autorit.
 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s