Suksesi i televizionit lokal të Shkodrës “TV–1 Chanal”

r-lahiNga Riza Lahi

“Sekreti që ne jemi bërë aq të suksesshëm, duke qenë vërtetë zëri tërësor i publikut shkodranë është edhe fakti se, pronari i këtij televizioni, Agron Çela, nuk ndërhyn për të diktuar përmbajtjen e emisioneve apo të lajmeve. Ndodhë që ne vëmë në kuadratin e kritikave tona edhe miq të tij, por ai e ruan si gjë të shenjtë pavarësinë e punës së stafit tonë prej mbi 40 pjesëtarësh”. Është gazetari i njohur dhe drejtori i këtij televizioni dhe i radio “Grant”, Musa Kurtulaj, që tregon plot entuziazëm në atë pak kohë që qëndrova me të gjatë vizitës së shkurtër në vendlindjen time, bijtë e së cilës ende nuk kanë mundur të zotërojnë asnjërën nga mediat tona kombëtare.
Po, cilat janë këto suksese, që e kanë bërë, sipas KKRT, njërin nga TV-tw lokale më të suksesshmit në Shqipëri? Le të hedhim në letër diçka nga entuziasti zemërbardhë Kurtulaj. “TV – 1 Chanal”, përveçse ndiqet me interes nga shkodranët, ai shikohet edhe deri në Podgoricë, Vermosh, Ulqin, Burrel e deri në Laprakë me sinjalin e transmetimit direkt nga antena e instaluar në malin e e Taraboshit. N.q.s më parë ky TV konsiderohej si i “PS” dhe , një tjetër si i “PD”, tanimë ka fizionominë e plotë si “publik”, “ …siç duhet të jetë dhe siç nuk është aktualisht TVSH”, ku kanë pranuar ftesa dhe kanë dhënë përgëzime personalitete te shumtë të ftuar prej të gjithë krahëve. Tanimë, falë edhe kësaj përkujdesjeje, këtu sjellin reklama e lajmërime të ndryshme edhe nga partiakët që zotërojnë historikisht Shkodrën postkomuniste.
Emisionet e këtij zëri me pamje nga Shkodra, ndiqet drejtpërdrejtë me internet në të gjithë rruzullin. “Nuk më beson? Vitin që shkoi kishim në emisionin “Forum” live z .Kastriot Islami kur, sa mbaroi, na erdhi një sms. Vinte nga Austria. Nënshkruante Fatos Nano. Ai, mes tërë asaj luzme mediatike kombëtare dhe botërore, ja, kishte klikuar ata çaste në TV tonë”. Mirëpo, lind pyetja, ore, dakord që, që nga viti 2006, keni luftuar të mos jeni të politizuar, por kjo, sigurisht që nuk mjafton, e që tjetri të kthejë pultin te ky TV lokal. Pse ngjet kjo, kur paskërka aq sms e telefonata me komplimente? Ky TV ka larmi programesh; duke qenë gjithëpërfshirës, tanimë, atje kanë vend personalitete të të gjithë krahëve e shtresave të ndryshme përfshi edhe romët, egjiptianët apo pakicat e tjera. Ne kemi bërë çmos të kufizojmë e të shmangim komentet. “Më kujtohet kur Rexhep Qosja pati dhënë një intervistë te “Borba” – vazhdon Kurtulaj, duke dhënë përgjigje telegrafike në celularin që i bie pa pushim – dhe ca e kritikuan. Mirëpo, Qosja pat kërkuar nga intervistuesit të mos censurohej; këtë kusht u vuri atyre dhe ata e mbajtën fjalën. Atëherë, a përfitoi apo humbi Qosja duke shpalosur mendimet dhe opinionet e tija në një gazetë “armike”, n.q.s mund të flasim me gjuhën e kritikuesve të Qosjes për “Borbën”?” “Ne nuk privilegjojmë askënd dhe përpiqemi të jemi të ndershëm dhe tejet korrektë me të gjithë të ftuarit në emisionet tona, që, janë në masë edhe nga kryeqyteti. Në një rast, më kujtohet që kemi privilegjuar paksa në kohëzgjatjen e emisionit të saj, zonjën Jozefina Topalli dhe këtë televizionin tonë, e cilësuar dikur partiake, e bëri sepse ajo është femër shkodrane dhe sulmohet jo rrallë në mënyrë maskiliste”. Nga emisionet më të shikuara, drejtori Kurtulaj përmendë “Sport Shou”, “Forumi”, “Aromë shkodre”, “Hapur”, “Trokitje” e të tjerë, për të cilat ata kanë marrë sms edhe nga Vlora, Gjirokastra, Greqia, Gjermania dhe nga SHBA, telefonata nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi – thjesht duke i ndjekur drejtpërdrejtë në internet.
Televizionet lokale, sigurisht që kanë shikues për gjërat aktuale të vendit ku janë dislokuar, por kjo gjë assesi nuk mjafton që një shikues, të klikojë te ai, dhe jo te emisione shumë të shikuara të televizioneve kombëtarë, që i dimë të gjithë.
Një nga zgjidhjet që të thithin shikues, ka qenë edhe bashkëpunimi me gazetarë të njohur dhe plot përvojë, sikurse janë, ta zëmë, Ariana Qatipi dhe Tomë Therçaj që vijnë që nga Tirana për të drejtuar emisionet prestigjioze si “Forum” dhe “Trokitje”. Por edhe gazetarët “vendas” bëjnë emisione shumë kompetitive. Shkodranët pëlqejnë emisionet e Simon Shkrelit te “Hapur”, ata investigativë “Rodar” të Ergys Kavajës apo ata humoristike të Merita Smajës e Anton Krosaj ditët e “tmerrshme” – të premteve në darkë.
Njerëzit në Shkodër ndodhen para alternativave, a për të ndjekur Çanin e mrekullueshëm, emisionet brilante të Sokol Ballës, Blendi Fevziut, Ilva Tares, Alfred Pezës apo, ja, emisionet tona që ne i përgatitim me fort merak si “Historia e sportit shkodranë” apo “Punë përrallash”? Pyetjeve se si reagon TV-ja në fjalë rreth turpeve të pashembullta kombëtare, siç janë gjakmarrja, heqja dhe masakrimi i “Heronjve të Vigut”, lënies “pa hundë” midis Shkodrës të Migjenit, apo mos rregullimi i busteve e lapidarëve si të Çerçiz Topullit e Miço Qullit, shtëpitë muze të dëmtuara si ajo e Vaso Pashës, Luigj Gurakuqit të tjerë të masakruar gjatë ofensivës kriminale kombëtare të “nivelit zero”, Kurtulaj iu përgjigj me guxim kështu: “Kryeredaktori i lajmeve, gazetari i ri dhe plot pasion e guxim, Benin Kolvataj, ka organizuar punën në atë mënyrë, që t’i  denoncojmë ne të parët, si televizion; me tërë forcën. Drejtuesit e Shkodrës i na kanë ndjekur me vëmendje, nuk iu ka ardhur aspak mirë, por…edhe ata kanë mësuar tanimë nga ajo metodë absurde me të cilën po luftohet sot “pushteti i katërt” – heshtja”…

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s