Kuçi: Mbështesim Berishën për mediat

Qeveria e Kosovës mbështet idenë e kryeministrit Sali Berisha për krijimin e një hapësire unike të valëve të transmetimit të mediave shqiptare. Këtë e bëri të ditur ditën e djeshme zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një intervistë për “Top Channel”. Përfaqësuesi i qeverisë kosovare nënvizoi se çdo zgjidhje duhet të mendohet në një rrafsh, i cili do të sjellë sukses për shqiptarët dhe partneritet me faktorin ndërkombëtar. Po nga ana tjetër, ai theksoi se gjithçka që do të bëhet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh nuk duhet t’i cenojë të drejtat ndërkombëtare. “Idetë do t’i diskutojmë, por ju e dini që mediat shumica e tyre janë private, prandaj do të jemi të kujdesshëm. Nuk mund ta bëjmë akt të kryer me njëri-tjetrin. Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur, por ajo çka është e mundur është në kuadër të ligjeve dhe parimeve ndërkombëtare”, deklaroi Kuçi. Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, mediat duhet të marrin në shqyrtim këtë ide para qeverive. Kuçi gjithashtu shtoi se qeveria e Kosovës përkrah vetëm atë që është ligjore, kushtetuese dhe me parime ndërkombëtare. Të premten, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha propozoi gjatë mbledhjes së qeverisë dy nisma të reja: Organizimi i Ligës së Futbollit mbarëkombëtar dhe krijimi i hapësirës unike të valëve. Sipas kryeministrit, përveç ndërtimit të rrugëve që bashkojnë Shqipërinë me Kosovën, është shumë i rëndësishëm edhe unifikimi i mediave. “Është i rëndësishëm krijimi i hapësirës shqiptare, unike, të valëve, çka do të thotë se të gjitha mediat e Kosovës që dëshirojnë të operojnë në Shqipëri duhet të kenë licencë për transmetim në Shqipëri. Po ashtu Radio Televizioni Shqiptar, ashtu siç u krijon lehtësira mediave shqiptare në pika transmetimi, dhe duhet t’u krijojë, duhet t’u krijojë mundësi edhe të gjitha mediave të Kosovës që të vendosin repetitorët e tyre dhe ato të shihen nga Konispoli në Vermosh. Sikundër do të bisedohet me qeverinë e Kosovës që të gjitha mediat e Shqipërisë të mbulojnë hapësirën mediatike të Republikës së Kosovës. Nuk është se kjo nuk ekziston nëpërmjet ‘Dixhitalb’-it, por ajo është platformë me pagesë dhe ne duhet të punojmë që të ekzistojë forma pa pagesë”, – tha kryeministri. Ende nuk kanë nisur bisedimet konkrete për realizimin e këtyre dy nismave, por përgjigjja pozitive e qeverisë së Kosovës është tregues se puna për “unifikimin” e mediave në tokën shqiptare do të fillojë së shpejti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s