Ndalohet gazetari, i vendosi “gjobë” policit të Kakavijës

Bledi Shehu

Kërkoi 3 mijë euro për të mos publikuar një video që ishte regjistruar në pikën kufitare ditën e Krishtlindjeve.

Një gazetar është ndaluar nga efektivat e Antikrimit Ekonomik të policisë së Gjirokastrës, pasi dyshohet se i ka vendosur një “gjobë” të majme një polici të Kakavijës. Dyshohet se gazetari i ndaluar i ka kërkuar një shumë prej 3 mijë eurosh policit të Kakavijës në shkëmbim të mospublikimit të një filmimi që ai i kishte marrë në Kakavijë ditët e Krishtlindjeve. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, efektivat e Sektorit kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Gjirokastër, të mbështetura nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në qytetin e Tiranës kanë ndaluar 49- vjeçarin Bektash Zeneli, nga Kruja, me profesion gazetar pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Policia dyshon se gazetari i ndaluar ushtronte presion tek një punonjës policie që kryen shërbim në Stacionin Kufitar të Kakavijës, duke i kërkuar një shumë  prej 3 mijë eurosh, për të mos dhënë në media një filmim që gazetari ia kishte bërë në Kakavijë punonjësit të policisë. Ndalimi i gazetarit është bërë në një lokal në Tiranë, ndërsa po merrte lekët nga polici i kufirit. Në momentin e ndalimit policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e eurove, si dhe dy aparate celulari që gazetari kishte përdorur për t’i bërë presion punonjësit të policisë. Mbi gazetarin e ndaluar rëndon akuza për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, Agjencia Telegrafike Shqiptare u distancua dhe e pushoi nga puna gazetarin Bektash Zeneli, i cili u ndalua nga policia e Gjirokastrës me urdhër të prokurorit për korrupsion pasiv personal dhe e pushoi menjëherë nga puna. “Drejtoria dhe gazetarët e ATSH-së,distancohen dhe dënojnë këtë akt korruptiv, që është në kundërshtim të plotë me misionin fisnik të gazetarëve të këtij institucioni mediatik, që në radhë të parë kanë informimin e saktë të opinionit publik dhe ruajtjes së etikës profesionale gjatë ushtrimit të aktivitetit”,- nënvizon Agjencia Telegrafike Shqiptare. Bektash Zeneli u ndalua pasi ushtroi presion personal ndaj një punonjësi të policisë së Doganës së Kakavijës në Gjirokastër, duke i kërkuar 3000 euro në këmbim të mospublikimit të një videoje.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s