Arrestohet gazetari i ATSH, i bënte shantazh një polici me video

arrestimiPolicia e Gjirokastrës ka arrestuar gazetarin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Bektash Zeneli, raporton Ora News.

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se 50-vjeçari akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas policisë, gazetari ushtronte presion tek një punonjës policie i pikës së kalimit të kontrollit kufitar në Kakavijë, duke i kërkuar 3000 euro, për të mos dhënë në media një filmin që ia kishte bërë policit para Krishtlindjeve.

Sipas policisë, arrestimi i gazetarit është bërë në një lokal afër Zogut të Zi në Tiranë në momentin kur punonjësi i policisë po i jepte shumën e kërkuar gazetarit.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale shumën e eurove si dhe dy aparate celulari që gazetari kishte përdorur për ti bërë presion punonjësit të policisë.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s