Hapësirë unike e valëve Shqipëri-Kosovë

Rozeta Rapushi

Krijim i hapesires unike te valeve Shqiperi-Kosove. Kjo eshte nje nga nismat e prezantuara dje ne mbledhjen e qeverise per tu realizuar gjate ketij viti, ne kuader te projektit madhor “Te bashkohemi njeri me tjetrin, te bashkohemi me Europen”. “Duhet te kemi parasysh se pse jetojme ne pese shtete, nuk jemi pese kombe. Ne jemi nje e vetem nje. Te mos mendoje kush kurre se ekzistencen tone ne pese shtete do mund ta interpretoje si per pese kombe shqiptare. Kjo nuk mund te ndodhe. Ndaj ta fillojme me keto hapa”, – prezantoi dje kryeministri ne mbledhjen e qeverise nismen e re. Ai shpjegoi se krijimi i hapesires shqiptare, unike, te valeve, do te thote se te gjitha mediat e Kosoves qe deshirojne te operojne ne Shqiperi duhet te kene licence per transmetim ne Shqiperi. “Po ashtu, Radio Televizioni Shqiptar, ashtu sic u krijon lehtesira mediave shqiptare ne pika transmetimi, dhe duhet t’u krijoje, ai duhet t’u krijoje mundesi edhe te gjitha mediave te Kosoves qe te vendosin repetitoret e tyre dhe ato te shihen nga Konispoli ne Vermosh. Sikunder do te bisedohet me qeverine e Kosoves qe te gjitha mediat e Shqiperise te mbulojne hapesiren mediatike te Republikes se Kosoves”, – sqaroi me tej kryeministri ne mbledhjen e qeverise. Sipas tij, nuk eshte se kjo nuk ekziston nepermjet Dixhitalb, por ajo eshte platforme me pagese dhe qeveria duhet te punoje qe te ekzistojne forma pa pagese. Berisha theksoi gjithashtu se duhet qe mediat te shtrihen e te homogjenizohet hapesira. “U ndertuan autostradat dhe ky ishte nje zhvillim madhor. Tani problemi mbetet tek valet. Pasi ia presim njeri-tjetrit valet ne Gjilan, qe te kalojne edhe valet kufirin, andej e ketej. Duhet te krijojme hapesire te plote edhe per valet”, – theksoi kreu i qeverise ne mbledhjen e pare per kete vit. Ne kete kuader, ai i kerkoi Ministrit te Arsimit, qe ne menyre te vecante te shihet ceshtja e transmetimit satelitor te gjuhes shqipe dhe historise kombetare. Berisha theksoi se duhet qe sebashku me autoritetet e Kosoves dhe shqiptaret ne Maqedoni te behet teksti dhe te filloje transmetimi.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s