Transparenca mediatike dhe ndërvarësia politike

m-goricaNga Marjon Gorica

Media është i vetmi mjet informativ i rëndësishëm në mbarë botën. Dhe në Shqipëri media zë një vend të rëndësishëm për funksionin që ka. Televizioni është ai mjet informativ i cili ka rëndësi më të madhe se gazeta apo radio pasi për njerëzit është diçka më e thjesht, dhe nuk i lodh ata, kjo duket dhe si diçka argëtuese. Gjithashtu dhe gazeta apo radio zënë rolin e tyre të rëndësishëm. Sot është e vështirë të gjesh një informacion të saktë dhe të pa devijuar.

Politizimi i këtyre mjeteve informative sjell një ndikim negativ në shoqërinë shqiptare. Shoqëria jonë e ka vuajtur gjithnjë këtë problematik. Në të vërtet kjo nuk është diçka e mirë që i ka ndodhur kombit tonë për nga vetë fakti se të gjitha mediat transmetojnë lajmet në bazë të qëllimeve dhe interesave që kanë drejtuesit e tyre. Kur në një vend demokratik mungon ekzistenca e informimit normal mbi atë çka ndodhin në çdo moment, çfarë mund të pritet tjetër? Vazhdoni leximin

“Reporterët Pa Kufij” publikojnë gjendjen e lirisë së medias

gazetarja1Në indeksin për treguesit e lirisë së shtypit krahasohet gjendja në 179 vende e rajone deri në nëntor 2012. Në krye të listës ndodhen vendet evropiane. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pak ndryshime.

Edhe dy vjet pas fillimit të Pranverës Arabe gjendja e lirisë së shtypit, sipas ‘Reporterëve Pa Kufij’ mbetet e pasigurtë në shumë vende. Kështu vendet si Egjipti apo Tunizia vazhdojnë të qëndrojnë sërish në fundin e listës që organizata publikoi të mërkurën në Berlin. Sipas vlerësimeve të kësaj organizate për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, gjendja është kritike edhe në Turqi e Rusi. Poshtë në vendet e fundit në listë ndodhen edhe Irani, Kina dhe Vietnami. Lista mbyllet si zakonisht gjatë viteve të fundit nga Eritrea, Korea e Veriut dhe Turkmenistani. Vazhdoni leximin

Rrjetet sociale: dyer të së vërtetës dhe besimit

gj-metaGjergj Meta

Si klerik gjej mundësinë dhe hapësirën në rrjetet sociale për të komunikuar me shumë njerëz, të cilët shpesh nuk i arrij në jetën e përditshme. Kjo më jep mundësinë të lexoj dhe ndjej çka ndodh te një njeri qoftë edhe atëherë kur tjetri fshihet pas identiteteve të rreme. Edhe kjo e fundit shpreh një nevojë, një urgjencë, një problem që në biseda të kujdesshme dhe plot respekt me tjetrin del në pah, dhe mund të kërkohen zgjidhje apo së paku rrugë drejt zgjidhjeve. Po ashtu këto realitete më kanë takuar edhe me njerëz që mendojnë dhe besojnë ndryshe nga unë duke na dhënë mundësinë, me anë të një dialogu të mirësjellshëm, të ndajmë përvoja e të pasurohemi reciprokisht.

Të gjithë ata që këto instrumente komunikimi i përdorin në jetën e tyre të përditshme, mund të vënë re se sa nevoja, dëshira, mungesa dhe pyetje ekzistenciale gjenden dhe hasen çdo ditë. Shumë pyetje që ngrihen e thirrje për ndihmë kërkojnë një përgjigje nga ana e atyre që duhet të kujdesen për mirëqenien shpirtërore dhe materiale të njeriut. Vazhdoni leximin

Reporterët pa kufij: Përkeqësohet liria e medias, Shqipëria zbret 6 vende

TIRANË- Brenda një viti Shqipëria ka humbur përmirësimin që pati shënuar në 2012-ën në treguesin mbi liritë e medias, nëpër botë të hartuar nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”.

Kështu në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 102-ta në listë, duke zbritur me 6 vende në listë, në krahasim me një vit më parë ku ndodhej në vendin e 96-të, por ndërkohë duke rimarrë po të njëjtin vend që pati edhe në 2011-ën, ku sapo kishte shënuar një rënie të thellë me 16 vende në krahasim me vitin paraardhës.

Në raportin e këtij viti, Shqipëria lë pas vende si Republika Afrikane e Malit, Guatemala, Liberia apo Mongolia. Vazhdoni leximin

USAID hap portalin më të fundit të gazetarisë investigative

a-arvizu3Një nga portalet më të reja do të fillojë punën për të nxjerrë në pah rastet flagrante të shkeljes së ligjit. Ky portal financohet nga USAID dhe quhet “Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi” ose “SHGD”.

Kjo faqe virtuale, që mund të gjendet nga kushto në ‘www.investigim. al’, lidhet me projektin ‘JuST’ që ka si qëllim parësor forcimin e drejtësisë në vend, por edhe denoncimin e shkeljes së ligjit dhe padrejtësive shoqërore.

Ambasadori Arvizu tha në fjalën hapëse të këtij takimi se gazetaria investigative ushqen qytetarinë e informuar dhe rrjedhimisht përmirëson edhe demokracinë, duke e lidhur këtë edhe me situatën e sotme të gazetarisë në Shqipëri. Vazhdoni leximin