“Përlindja e Shqipënies” ribotohet e plotë në 100 vjetor

Periodiku zyrtar i qeverisë së parë shqiptare asaj të Vlorës, në titullin “Përlindja e Shqipënies”, vjen i plotë në këtë 100-vjetor në një riprodhim fotostatik, por edhe online në portalin e albanologjisë së dy bibliotekave kombëtare, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Gazeta “Përlindja e Shqipënies”, ashtu si vetë qeveria e Ismail Qemalit, pati një jetë të shkurtër. Ajo u botua dy herë në javë nga gushti 1913 deri në mars të 1914-ës. Në të janë botuar vendime të rëndësishme të Qeverisë së Pavarësisë, por edhe gjithçka që lidhej me problemet kombëtare. Drejtorët e dy bibliotekave që bënë të mundur këtë projekt, e kanë vlerësuar gazetën e qeverisë së Vlorës si një dokument të rëndësishëm historik.

“Prej çastit kur u ideua dhe u mendua që të fillonte koleksioni që ndodhet në arkivin tonë, të ishte dhe pjesë e koleksionit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, pas kësaj ideje u kuptua që ky koleksion mund të ishte i nevojshëm dhe për bibliotekat e tjera të Shqipërisë, publike, universitare dhe private. Ka vlerën e tij pikë së pari dhe si botim elektronik. Pjesa në formë libri është thjesht riprodhimi jubilar”, tha Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

“Ne që në shkrimin e parë shikojmë komentin politik, aty jepen dhe mundësitë e artikulimit të problemeve që lidhen me formimin e shtetit shqiptar. Gazeta kishte për synim kryesor paraqitjen e shkurtër të ngjarjeve kryesore të cilat ndërlidheshin me krijimin e statutit të Shqipërisë, pastaj rolin dhe kompetencat që do të kishte ministria e Arsimit në edukimin e brezave. Paraqitja e vendimeve të ndryshme që realizoheshin në konferencat e mbajtura në qytetet e Shqipërisë, në Gjirokastër, Shkodër, Berat, Korçë etj”, tha Sali Bashota, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Në fund të kësaj ceremonie, Sali Bashota dhe Aurel Plasari nënshkruan në prani të pjesëmarrësve në veprimtari autografe në dy ekzemplarët e parë të këtij botimi, të cilat reciprokisht ua përkushtuan bibliotekave që drejtojnë. Botimi u realizua si projekt i përbashkët i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, e cila vuri në dispozicion koleksionin e kësaj gazete që ruan në fondet e Arkivit të vet, dhe i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, e cila realizoi përgatitjen dhe botimin e materialit. Botimi luksoz, i një cilësie të lartë tipografike, do t’u shpërndahet bibliotekave në Shqipëri dhe Kosovë për pasurimin e fondeve të tyre dhe vënien në dispozicion të studiuesve dhe lexuesve në përgjithësi.
 

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s