Berisha: Mediat, rol të pazëvendësueshëm në shoqëri

Si çdo vit duke respektuar traditen tashme, kryeministri Berisha ka shtruar nje kokteil per te gjithe gazetaret, kryeredaktoret, drejtoret, analistet dhe botuesit e medieve me rastin e festes se Vitit te Ri 2013. I ndodhur si mes miqsh, kryeministri Berisha i ka falenderuar per bashkepunimin intensiv gjate ketij viti dhe ka uruar qe ky bashkepunim te vazhdoje edhe ne vitin e ardhshem. Duke vleresuar rrolin e padiskutueshem te medieve, kryeministri gjate fjales se tij u shpreh se mediat kane luajtur nje rol te rendesishem ne shoqeri, si pasuria me e madhe e vendit. “Mediat kane nje kontribut te jashtezakonshem. Roli juaj i pazevendesueshem ne shoqerine shqiptare. Sollet pluralitetin me te fuqishem te vendit. Ky pluralitet vlere kolosale per lirine e shqiptareve, ndaj ju falenderoj me shume mirenjohje per rolin tuaj”, eshte shprehur kryeministri. Me tej ne pershendetjen e tij te fundvitit me gazetaret, kreu i mazhorances u ndal dhe ne nje nga momentet me te rendesishme te historise se Shqiperise ne kremtimin e 100 vjetorit te Pavaresise. “Kete vit shqiptaret kremtuan 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Ajo ishte levizja festive popullore me e madhja ne historine kombetare. Levizja ishte nje vershim i papermbajtur i ndjenjave te dashurise, respektit, atdhetarise se shqiptareve ne te kater anet e botes. Ajo levizje e tere ishte ne shenje bashkimi. Ajo ka leksionin e madh se shqiptaret nuk duhet te pushojne kurre per te ndertuar dhe realizuar idealin e tyre me suprem ate te bashkimit kombetar”, theksoi Berisha. Duke u ndalur pak ne debatin e fundit qe eshte bere per bashkimin kombetar, kryeministri Berisha ka nenvizuar faktin se askush nuk duhet te trembet nga nacionalizmi shqiptar. “Nacionalizmi shqiptar ishte nacionalizmi me qytetar dhe i frymezuar nga vlerat e lirise, dhe do te ishte e pafalshme qe per shkak te barbarive te nacionalizmave te tjere te vendosnin ne nje shtrat nacionalizmin shqiptar, te bazuar mbi kulturen e gjuhen, me te tjeret. U ndala ne kete ceshtje sepse mediat kane dhene nje kontribut te madh kete vit me shkrime e analiza, me qemtimin e te vertetave historike, per te cilat ky popull ka pasur shume nevoje. Ndaj dhe kam besim te madhe se ky proces i bashkimit me njeri -tjetrin dhe Evropen do te kete promotor te fuqishem mediat shqiptare” theksoi kreu i mazhorances ne pershendetjen e tij. Me tej ai nenvizoi faktin se, procesi i Bashkimit Europian perben mrekulline me te madhe te te gjitha koherave. “E domosdoshme eshte te percaktojme dhe standardet e tjera, te cilat bejne te mundur qe shqiptaret te ndjehen nje, kudo ku ndodhen”, deklaroi Berisha.

Kremtimi i 100 vjetorit

Kete vit shqiptaret kremtuan 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Ajo ishte levizja festive popullore me e madhja ne historine kombetare. Levizja ishte nje vershim i papermbajtur i ndjenjave te dashurise, respektit, atdhetarise se shqiptareve ne te kater anet e botes. Ajo levizje e tere ishte ne shenje bashkimi. Ajo ka leksionin e madh se shqiptaret nuk duhet te pushojne kurre per te ndertuar dhe realizuar idealin e tyre me suprem ate te bashkimit kombetar

Berisha: Ta keni si imunitet nga te gjitha ndikimet

Krejt ndryshe nga heret e tjera, ne takimin e fundvitit mbreme me gazetaret, kryeministri Berisha e ka mbyllur fjalen e tij duke lexuar nje pamflet te jashtezakonshem te njeriut, – te cilin sic u shpreh kryeministri, – ndoshta themeloi gazetarine moderne shqiptare. Po jua lexoj kete, tha Berisha, qe ta keni si imunitet nga te gjitha ndikimet.

“Ja cfare i shkruan Faik Konica nje gazetari, mikut te tij, qe kishte vendosur te botonte nje gazete: “I dashur mik – ne e befsh gazeten me fleta te medha, shqiptaret do te thone qe s’fshihet dot lehte; ne e befsh me fleta te vogla, do te thone se s’eshte gazete, por liber. Ne e shtypsh me letra te holla, do te thone se s’kendohen edhe prishin syte; ne e shtypesh me letra te trasha do te thone se je ‘hamall’ e kerkon te mbushesh vend. Ne shkrofsh toskerisht do te thone se s’eshte gazete per gjithe shqiptaret; ne shkrofsh gegnisht prape ashtu, ne shkrofsh ne gjuhe te perzier me te dyja, gjysme gegnisht, gjysme toskerisht, do te thone se eshte ‘cervish’. Ne mos shkrofsh per politike, do te thone se s’eshte koha te punojme per letrat e tyre, kur vendi ndodhet ne rrezik; ne shkrofsh per politike, do te thone se prishe pune duke egersuar qeverine. Ne folsh bute per Turqine, je i paguar prej Stambollit; ne shkrofsh rrepte kunder Turqise, kerkon te te jap Sulltani te holla qe ta pushosh gazeten. Ne mos gjefsh te holla qe ta mbash gazeten, do te thone se s’je i zoti, me qene aq njerez duan zgjimin e kombit shqiptar; ne gjefsh te holla, je intrigant a i shitur. Ne folsh per plot çlirimin e Shqiperise, do te thote je djall e kerkon gjera qe duheshin gatitur ne qind vjet me pare; ne folç per nevojen te perpiqemi ta shpetojme gjuhen dhe kombesine, duke vene vendin nen hijen e nje Fuqise se Madhe, s’qenke shqiptar i vertete. Ne folsh mire per shqiptaret e krishtere, hidherohen shqiptaret muhamedane; ne folsh mire per muhamedanet, hidherohen te krishteret; ne folsh mire per te krishteret e per muhamedanet qe jane shqiptare te mire, e ligsht per te ligjt, ahere do te hidherohen te gjithe. Aq per sot, se kam frike mos te zere gjumi.”

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s