Drejtoresha e Shqiptarja.com – gazetarja më e mirë e vitit 2012

cmimi-Gambeta-2012-2TIRANE – Drejtoresha e gazetës SHQIPTARJA.com, Anila Basha është vlerësuar ditën e sotme me çmimin si gazetarja më e mirë e vitit 2012 nga Unioni i Gazetarëve.

Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit, kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Anila Bashës në gazetarinë shqiptare. Raportimi nga terreni i vështirë i luftës në Afganistan ka qenë një ndër momentet që është vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve.

“Gazetarja e vitit Anila Basha, drejtoreshë e të përditshmes SHQIPTARJA.com ka realizuar në fund të viti 2012 një udhëtim që lidhet me terrenin e vështirë të Afganistanit”, tha Çipa.

Në fjalën e saj përshëndetëse drejtoresha e gazetës SHQIPTARJA.com, Anila Basha u shpreh se këtë çmim ia dedikon prindërve të saj për mbështetjen që i kanë dhënë dhe gjithashtu ka falenderuar drejtuesit e Free & Fair Media Group Alba Malltezin dhe Carlo Bollinon për median e lirë që kanë krijuar.

“Çmimin ia dedikoj në radhë të parë prindërve të mi. Falenderoj familjen time që kanë ndjetur pa gjumë gjatë gjithë kohës që unë kam ndejtur në Afganistan. Falenderim për të gjitha koleget femra që punojnë në shtypin e shkruar dhe viziv. Ky çmim do të jetë një stimul shumë i madh për vitin 2013. Falenderoj të gjithë kolegët e redaksisë SHQIPTARJA.com që punojnë sot me mua, veçanërisht Alba Malltezin dhe Carlo Bollinon që na kanë dhënë një ndihmesë të madhe dhe kanë krijuar premisa për një gazetë që duhet të ecë përpara”, u shpreh Basha.

Ndërkohë që çmimi për barazi gjinore i është dhënë publicistes Ina Kosturi, e cila u shpreh se ndihej e privilegjuar nga vlerësimi i Unionit të Gazetarëve.

Aktiviteti u organizua nga Komuniteti i Medias dhe Unioni i Gazetarëve në përfundim të vitit 2012.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s