Dhunohet gazetari, Prokuroria: Për detyrën

TIRANE – Dhunohet nga persona të paidentifikuar gazetari Habjon Hasani. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, pranë redaksisë ku punon gazetari i cili është sulmuar fizikisht nga të paktën tre persona. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, Komisariati Nr.1 ka marrë ditën e djeshme një kallëzim nga gazetari Habjon Hasani. Ai ka denoncuar se është goditur nga tre shtetas, të cilët ishin paraqitur pranë zyrave të punës dhe kishin kërkuar ta takonin. Pasi ka dalë për të parë se kush po e kërkonte, gazetari është përballur menjëherë me dhunën e tre personave, të cilët sipas dëshmisë së dhënë në Policinë e Tiranës, ai nuk i njihte. Forcat e rendit kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, duke marrë kallëzimin e gazetarit, i cili ka shpjeguar se tre personat e kanë goditur disa herë në mënyrë të dhunshme pranë ambientit të punës. Pas marrjes së kallëzimit nga Policia e kryeqytetit, mësohet se edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme tha dje se “Prokuroria e Përgjithshme po e ndjek me prioritet rastin e dhunimit të gazetarit Habjon Hasani”. Sipas Prokurorisë, grupi i hetimit po bashkëpunon me Policinë e Shtetit për zbulimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë, si dhe zbulimin e shkaqeve të ngjarjes. “Nga informacionet paraprake, dyshohet se goditja e gazetarit ka ardhur për shkak të detyrës”, thanë burimet e Prokurorisë së Përgjithshme.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s