Viti i kërcënimeve ndaj gazetarëve

Viti 2012 ka qenë mjaft i vështirë për gazetarët në Kosovë, të cilët kanë vazhduar të jenë objekt i kërcënimeve e në disa raste edhe i sulmeve fizike nga autoritetet shtetërore, si dhe grupet e caktuara të interesit, ka vlerësuar Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës.

Në një përmbledhje të paraqitur para mediave nga kryetari i AGPK-së, Arbën Ahmeti, u tha se gjatë këtij viti janë shënuar 24 raste, për të cilat Asociacioni është detyruar të reagojë publikisht për shkak të kërcënimeve dhe pengesave serioze që u janë bërë gazetarëve dhe mediave në punën e tyre.

Ahmeti tha se këto 24 raste janë evidentuar si ndërhyrjet më të paskrupullta. Pesë prej tyre ishin sulme fizike ndaj gazetarëve, kurse në dhjetë raste kërcënime serioze.

“Në 24 raste i bie që me mesatare del se në çdo muaj kemi pasur nga 2 gazetarë si subjekt të pengesave e kërcënimeve të ndryshme. Por, sa u përket rasteve të kërcënimeve, kishim atë të gazetës ‘Express’ me hedhje bombe, pastaj kërcënimin ndaj gazetarit të gazetës ‘Koha Ditore’, Vehbi Kajtazi me prerje koke, si dhe raste kur grupe të caktuara kanë kërcënuar gazetarët, e këto janë raste që ne i vlerësojmë si shumë të ndjeshme për shkak se rreziku i realizimit të veprës është shumë i madh”, u shpreh Ahmeti.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë ka kritikuar qasjen e institucioneve në raport me mediat, duke vlerësuar se ka një jo transparencë dhe mungesë bashkëpunimi.

Institucionet si edhe grupet tjera të interesit nga bota e biznesit, ende nuk kanë krijuar kulturë bashkëpunimi me median, theksoi Ahmeti.

“Viti 2012 nuk shënon aspak progres në çështjen e transparencës së institucioneve. Sa për ilustrim, të potencojmë që Qeveria e Kosovës vazhdon të mos ketë zëdhënës, kurse gazetarët e Kosovës vazhdojnë të mos kenë qasje në dokumentet zyrtare dhe për më shumë kemi raste konkrete kur janë munduar që edhe vendimet që janë publike të fshihen para mediave”, ka thënë Ahmeti.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe mediave, Asociacioni i Gazetarëve ka vlerësuar, po ashtu, si sukses të përbashkët heqjen e neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal, të cilat shiheshin si pengesë serioze në punën e medias dhe gazetarëve./REL/

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s