Sfida ligjore dhe politike e tregut të medias

Alfred Dalipi

deputet i PS, anëtar i Komisionit Parlamentar të Medias

a-dalip3Parlamenti shqiptar ka tanimë një angazhim disa vjeçar për ligjin e medias elektronike. Për këtë arsye do të thosha se do të ishte e pafalshme për të, pra për trupën legjislative të Shqipërisë që pas një asistence të gjatë nga ekspertë ndërkombëtarë të mos i paraprijë apo edhe të garantojë një standard të medias të ndryshëm nga ky i sotmi. Kjo natyrisht është e mundshme me anë të miratimit të një ligji të ri. Janë pra dy elementë, ekspertiza ndërkombëtare dhe realiteti shqiptar të cilët kanë ndikuar që ne si pjesë e opozitës në Parlament të kemi një bosht kërkesash, parimore, ligjore, logjike, korrigjuese të gjithçkaje që nuk ka funksionuar në mediat vetë, në entet rregullatore si dhe në raportet e saj me pushtetin. Më konkretisht: 

a- Ne i përmbahemi një angazhimi ndërkombëtar për ta futur Shqipërinë brenda një tregu të integruar mediatik komunitar në afatet e caktuara. Këto afate kryesisht shkojnë deri në qershor  të vitit 2015, datë kur parashikohet se nuk duhet të ketë më transmetime vizive analoge.

 b- Kemi parashtruar parimet garantizëm – pluralizëm – barazitizëm për të gjithë kuadrin ligjor që po përgatisim, duke i bërë këto elemente të të gjithë sistemit, pra të Entit Rregullator, transmetuesit publik si dhe operatorëve komercialë.

Si pikë tjetër ne si opozitë kemi parashtruar edhe nocionet që nuk kanë ekzistuar më parë në ligj dhe në projektin për reklamën shtetërore, publike, institucionale. Më saktë janë parashikuar  rastet kur shteti do të paguajë për të reklamuar dhe kur jo, si dhe në momentin kur do të reklamojë, si duhet të veprohet për përzgjedhjen e operatorëve. Kjo si në rastin kur ka instrumente matës së audiencës, por edhe kur nuk ka të tillë. Këtu mund të vihet re fare mirë se qasja jonë është shpërndarja e reklamës shtetërore mbi baza të kritereve të tregut ku operojnë operatorët dhe nivelit të shikueshmërisë së tyre, që është një parim i përgjithshëm por edhe rregullator i paanshëm. 

Sipas parimeve të mësipërme, ekspertët kanë sugjeruar edhe formulat për dy autoritetet e zgjedhura; Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar, të cilat duhet të kenë paritet në përbërjen e tyre, duke lënë palët që e mbështesin me numër të barabartë anëtarësh dhe anëtarin tek ta zgjedhin me konsensus ose me short.  Ne e mbështesim këtë zgjidhje, ndërsa mazhoranca jo. Ne si opozitë kemi propozuar një paketë shtesë edhe për standardizimin e të gjithë tregut numerik, si atë tokësor, satelitor dhe kabllor, duke e shoqëruar me elemente që do të sillnin një efekt edhe në luftën kundër piraterisë dhe respektimin e të drejtave të autorit. Për këtë jemi në listën e zezë të evropianëve dhe amerikanëve.  Gjithashtu kemi edhe një linjë krejt ndryshe për kostot që shteti duhet të përballojë me ndryshimet teknologjike në raport me konsumatorët duke i siguruar shqiptarët se nuk do përjashtohet askush pas 2015-s nëse nuk ka TV numerik. Këtu sugjerojmë ndërhyrje te dispozita kalimtare për atë se çfarë duhet të sigurojë shteti që të jetë i njëjtë me evropianët në trajtimin që i bën qytetarëve-konsumatorë.  Në raport me medien dhe sidomos me shtypin e shkruar, çështja e reklamave, në mungesë të një vullneti për hartimin dhe miratimin e një ligji  të posaçëm apo një kodi, mendojmë se do të ishte e udhës që kjo çështje të zgjidhej me një ndërhyje në ligjin e prokurimeve. Këtu mund të saktësohej se publikimi i informacioneve apo publicitetit me interes publik bëhet përmes gazetave me shpërndarje kombëtare të cilat kanë tirazhin më të lartë. Natyrisht kjo parashikon shpërndarje proporcionale edhe për gazetat e tjera, por kështu ndërtojmë një rregull logjik dhe që përmbi të gjitha është praktikisht i zbatueshëm dhe i verifikueshëm. 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s