Adrian Klosi dhe Alfons Gurashi marrin çmimin e karrierës në gazetari

cmimi-Gambeta-2012Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau çmimet “Vangjush Gambeta” për raportin më të mirë ekonomik të botuar në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë vitit 2012 si dhe çmimet e karrierës në gazetari. Kjo veprimtari është tashmë një traditë që shënon edicionin e katërt.

“Ky është viti i katërt që ne organizojmë Konkursin e Raportit më të mirë Ekonomik me mbështetjen e JTI dhe në këtë vit të pavarësisë jemi të lumtur që në konkurs të përfshijmë edhe gazetarë nga Kosova”, tha në fjalën e tij Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa.

Fituesit e çmimeve ishin Blerina Hoxha nga gazeta MAPO, Violeta Shqalsi nga Televizioni SCAN dhe gazetari kosovar Ibrahim Rexhepi – analist i ekonomisë në gazetën Express. Çmimet e karrierës këtë vit iu akorduan – in memoriam – analistit të spikatur të medias Ardian Klosi, gazetarit të njohur Alfons Gurashi si edhe analistit Shaban Murati, i cili vuri në pah nevojën e konsiderimit të historisë së medias shqiptare dhe njerëzve të saj.

“Në një treg që është përballur me ngushtica dhe krizë, media ka pasur rolin kyç në forcimin e shoqërisë, në analizimin e pasojave si dhe në ofrimin e zgjidhjeve në favor të përparimit të përgjithshëm kombëtar. Mbi këtë ide, JTI mbetet e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e raportingut ekonomik në Shqipëri dhe më gjerë”, tha Përparim Tushaj, drejtues i JTI Albania.

Zv. Ministri i Ekonomisë z.Neritan Alibali dhe Kryetarja e Grupit Parlamentar të Medias, znj. Valentina Leskaj përgëzuan fituesit dhe të gjithë konkurrentët e këtij konkursi kombëtar.

Çmimi i Gazetarisë Ekonomike “Vangjush Gambeta” nismoi në vitin 2009 me mbështetjen e Japan Tobacco International. Kjo kompani gjithashtu ka mbështetur Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për të botuar Manualin e Etikës së Gazetarit si dhe Monografinë “Në mbrojtje të të drejtave të komunitetit professional të gazetarëve”.

“Vangjush Gambeta” është çmimi më i lartë i gazetarisë që ndahet në Shqipëri dhe i bën jehonë virtyteve profesionale të gazetarit veteran Vangjush Gambeta, i cili edhe në vitet e një diktature të ashpër, pranoi persekutimin politik në mbrojtje të së vërtetës ekonomike.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s