Media dhe politika, kundërshtarë dhe aleatë

Marrëdhënia midis medias dhe politikës mbetet ende sot, fokusi kryesor kërkimeve të shkencave të komunikimit. Sipas studimeve realiteti i paraqitur nga media është një nga faktorët ndikues në formimin e bindjeve, qëndrimeve dhe besimeve të publikut. Përpos të gjithave vetë shoqëria, në një mënyrë ose në një tjetër, pasqyrohet dukshëm në media; po ashtu dhe vetë media ka fuqinë të transformojë realitetin sipas situatave, interesave ose qëllimeve të ndryshme. Më tej vetë politika ka të bëjë me rregullimin e punëve shoqërore, të hetojë raportin midis shfaqjes dhe qenësisë së gjërave në dobi të emancipimit. Pavarësisht funksionit të ndryshëm që ushtrojnë, një nga qëllimet e përbashkëta që ka media dhe politika është pikërisht absorbimi i një numri sa më të madh të audiencës.

Në Shqipëri vihet re që edhe pas periudhës totalitare të komunizmit, marrëdhënia midis medias dhe politikës zbulon paradigma të ngjashme për funksionimin e secilës. Kjo marrëdhënie ka thërrmuar funksionin real të secilës e si pasojë ka shkaktuar rrëmujë e kaos në jetën e shqiptarëve. Politizimi i medias ka nxitur një sërë ndikimesh në publikun që i ndjek, sikurse është ndarja e publikut në dy kahe: mazhorancë dhe opozitë, ndërkohë që në pjesën e publikut asnjanës përfshihet ai grup individësh që i lexojnë mitet pa doreza dhe kanë “luksin” të jenë vetvetja. Një nga paradigmat kryesore të politikës dhe të medias është se kjo e dyta konsiderohet si vatra e sistemit politik, i cili i kontrollon në mënyrë indirekte dhe e përdor për të mbajtur pushtetin dhe për të influencuar qytetarët. Si rezultat i politizimit në thuajse 99 % të medias duket qartë se përmbajtja ideologjike e mesazheve që transmetohen janë qëllimi thelbësor i kahut politik për të cilat shtypi dhe televizioni janë në shërbim.

Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet e botës. Ajo që i druhemi medias në vend, është transformimi dhe shtrembërimi i përcjelljes së mesazhit. Po të vihet re pavarësisht se vetë opinioni publik me ndërgjegjen e tij i ka ndarë mediat në kahe politike, në çdo titull reklame që mediat përdorin paraqitet shtojca “të pavarur”. Pikërisht kjo “pavarësi e fjalës”, që të gjithë e dinë që nuk është, ose më saktë është e kamufluar, ka fuqinë edhe të transformojë realitetin që shfaqet. Lidhur me këtë, paradigma e dytë e cila e konsideron medien si të pavarur nga pushteti dhe me një influencë të dukshme në sistemin politik, në epoka të ndryshme është bërë e qartë se media ka një kapacitet të jashtëzakonshëm për të krijuar një realitet të caktuar dhe në të njëjtën kohë mund të konsiderohet mjeti më i sofistikuar për të kundërshtuar politikën. Duke qenë se politika në një mënyrë ose në një tjetër ka mbështetjen e qytetarit sot për sot, janë kanë arritur të realizojnë qëllimet e tyre. Mediat kanë forcën për të propozuar një vizion të caktuar realiteti dhe ti kundërvihen sistemit politik, duke nxjerrë në pah vlerat reale të logjikës. Këtë pushtet politika e ka kuptuar historikisht, ndaj dhe në politikën shqiptare, mediat të cilat janë në shërbimin e tyre përdoren për të propozuar “realitetin e tyre” dhe në këtë pikë media i kundërvihet kahut tjetër kundërshtar, nuk ndodh që ti kundërvihet politikës në tërësi. Shkak i pushtetit të fortë që politika mund t’i ushtrojë medias, rezulton se mediat e pavarura e kanë të vështirë të mbijetojnë kundër vullnetit të pushtetarëve. Për këtë motiv, raporti midis medias dhe politikës mbetet një marrëveshje e vazhdueshme dhe një tentativë të një influence reciproke. Masmediat kanë nevojë për politikën dhe politika duhet të përdorë mediat, të dyja janë të ndërvarura në një raport shkëmbimesh të përbashkëta.

Ndërveprimi dhe marrëveshja midis masmedias dhe politikës varen nga disa faktorë: Së pari shkalla e kontrollit që ka shteti tek media (në disa raste kontrolli është totalisht i kushtëzuar nga një politikë e fortë). Së dyti besnikëria partiake e medias, që do të thotë tendenca e tyre për të mbrojtur në mënyrë të pjesshme ose tërësisht të hapur politikën. Së fundmi dy elementët të cilët kanë të bëjnë me gazetarinë: parë dhe shkallën e integrimit të elitës politiko-mediale, është fakti se gazetarët dhe politikanët ndajnë të njëjtin ambient social, për të cilat ka norma implicite të bashkëveprimit, dhe ushtrojnë karriera të mundshme “të miksuara” (politika që i bëjnë gazetarët dhe anasjelltas). Edhe nëse do të trajtohej komunikimi politik këto vizione janë prezent: përbërja e mediave në vend janë instrumente periurbane dhe ky fakt bën të mundur që komunikimi publik të mendohet si një propagandë, si një fluks me një drejtim të njëanshëm dhe maja e mesazheve politike nga partitë tek qytetarët, e cila varet vetëm nga këto të parët

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s