“Reporterë pa kufij”: 2012-a, një vit i keq për lirinë e shtypit

reporter-orgRaporti vjetor i “Reporterëve pa kufij”: 6 punonjës mediash dhe 47 blogger të vrarë. Në 2012-ën, veç kësaj gjatë ushtrimit të profesionit kanë gjetur vdekjen 88 gazetarë, shifër rekord kjo qysh nga 1995. “Një vit i jashtëzakonshëm me vdekje”, thotë Ulrike Gruska e organizatës “Reporterë pa kufij”. “88 gazetarët humbën jetën, ndërsa raportonin për luftëra dhe sulme me bomba”, thuhet në raport. “Ose ata janë vrarë prej organizatave kriminale të kontrabandistëve të drogës, prej militantëve islamistë, apo me udhëzim të nëpunësve shtetërorë të korruptuar. “Ka disa arsye për këtë rekord tragjik, thotë Ulrike Gruska: “Kryesisht, lufta në Siri, kaosi në Somali dhe talibanët në Pakistan.

Blogger-at dhe raportuesit në internet, ose siç quhen në raport qytetarët – gazetarë, janë goditur rëndë gjatë vitit 2012, 47 syresh kanë gjetur vdekjen. Ata kanë filmuar, fotografuar dhe raportuar mbi burgjet në Siri. “Pa këta njerëz të guximshëm ne nuk do të kishim mësuar asgjë nga Siria. Masakrat do të kishin mbetur sekret”. Një vit më parë, numri i të vrarëve ka qenë pesë.

 

Siria ngjall shqetësim

“Varrezë për gazetarët”, këtë titull tragjik i jep “Reporterë pa kufij” Sirisë, vendit të përfshirë në luftime. Gjithsej 65 punonjës mediash kanë gjetur vdekjen gjatë ushtrimit të profesionit në vitin 2012 në Siri, 17 gazetarë, 44 qytetarë-gazetarë dhe 4 punonjës mediash. 21 të tjerë janë arrestuar. “Të jesh gazetar në Siri është si të ecësh në një fushë të minuar”, kështu e përshkruan të përditshmen e gazetarëve në atdheun e tij në një intervistë në Damask në vitin 2011, Mazen Darvish. Ka shumë tabu. Disa janë tabu të njohura si temat politike, të drejtat e njeriut apo forma e qeverisë. Qysh prej tetë vjetësh lufton 38-vjeçari, i cili ndër të tjera ka themeluar “Qendrën siriane të Medias dhe Lirisë së Mendimit”. Në shkurt Darvish u arrestua. Deri më sot nuk dihet, se ku mbahet ai i burgosur. Atij i janë ndaluar kontaktet me botën jashtë burgut. “Reporterë pa kufij” ka informacione, sipas të cilave Darvishin e torturojnë dhe gjendja e tij është shqetësuese. Reporterët pa kufij e nderojnë sivjet Darvishin, me një çmim për angazhimin e tij, ndërsa një çmim tjetër i jepet gazetës afgane “8Sobh”, e përkthyer “Ora tetë e mëngjesit”.

“Një vit i zi” konstaton raporti edhe për gazetarët në Somalinë, ku kanë vdekur 18 gazetarë – asnjëherë më parë nuk kanë humbur jetën një numër kaq i lartë gazetarësh në këtë vend. Shumica e tyre kanë rënë viktimë e sulmeve të paramenduara.

Në Pakistan sivjet gjetën vdekjen 10 gazetarë dhe një punonjës i medias. Ky vend, prej kohësh konsiderohet si një nga më të rrezikshmit për gazetarët, shkruan “Reporterë pa kufij”. Në Meksikë gazetarët janë të rrezikuar, kryesisht ata që shkruajnë për krimin e organizuar, pra për kontrabandën e drogës, korrupsionin dhe lidhjet mes bosëve të krimit dhe nëpunësve shtetërorë. Gjashtë gazetarë kanë gjetur vdekjen gjatë vitit 2012.

Ndër pesë vendet më të rrezikshme “Reporterë pa kufij” konsiderojnë Brazilin – vendi ku në vitin 2014 do të zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit dhe në 2016 Lojërat Olimpike verore. Pesë reporterë kanë gjetur vdekjen në Brazil – dy prej tyre, sipas të gjitha gjasave, janë vrarë sepse kanë hulumtuar raste të kontrabandës me drogë.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s