Urimet më të mira “Fiksit”

“Sot emisioni i famshëm investigativ “Fiks Fare” kremton 10-vjetorin e transmetimit të emisionit të parë të tij. Nën drejtimin e një Sot emisioni i famshëm investigative “Fiks Fare” kremton 10-vjetorin e transmetimit të emisionit të parë të tij. Nën drejtimin e një mjeshtri të humorit dhe një gazetari të madh si Filip Çakuli, ky emision investigative, që ditën e parë u bë mjaft i dashur për shqiptarët dhe mbi të gjitha i domosdoshëm. Gjetja interesante me humor dhe satirë për të goditur dukuritë negative të një shoqërie me probleme të shumta, me një korrupsion galopant, me një kaos të paparë në qeverisje dhe në segmente të ndryshme të shoqërisë, Fiksi ka krijuar një profil të vetin, të papërsëritshëm dhe të pakrahasueshëm më asnjë emision tjetër televiziv në Shqipëri.

Është meritë e ekipit tejet profesional që e drejton, që ky emision vetëm është përsosur gjatë këtyre viteve, duke bërë miq të panumërt në mbarë hapësirën shqiptare. Më në fund askush nuk ka dyshim se ky emision është një opozitar i përjetshëm me të gjitha qeveritë që vijnë e shkojnë në këtë vend. Ky dhjetëvjeçar është më se i mjaftueshëm për të arritur në këtë përfundim. Jo më kot, një personalitet i madh i kulturës kombëtare, Profesor Rexhep Qosja i quajti heronj të fjalës së lirë Filipin, Saimirin, Doktorin dhe të gjithë ata që punojnë për Fiksin. Gjatë këtyre viteve Fiksi është kthyer në një institucion më kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Aty kemi parë të vejnë qytetarë të ndryshëm të ngrenë probleme e të gjejnë zgjidhje. Aty kemi parë denoncimin e korrupsionit dhe mashtrimet e pushtetarëve të të gjithë niveleve. Ndaj dhe ka lindur shprehja: Atë që të bën Fiksi, nuk ta bën as Perëndia! Natyrisht, në kuptimin e mirë të kësaj fjale. Fiks Fare është një program i gazetarisë investigative që fshikullon me anë të humorit fenomenet negative të shoqërisë shqiptare. Transmetimi i përditshëm nuk i lodhi asnjëherë për dhjetë vjet me radhë djemtë dhe vajzat që punojnë për atë emision. Ndaj dhe kuota e shikimit të këtij emisioni është nga më të lartat. Programi është organizuar në pajtim me modelin e simotrës së vet “Striscia la Notizia&” (canale 5/ Mediaset). Emisioni është i mbështetur në punën cilësisht profesionale të themeluesve dhe drejtuesve të vet. Në këtë 10-vjetor, gazeta “Telegraf” uron stafin e talentuar të “Fiksit” për jetë sa më të gjatë dhe arritje gjithnjë e më të shquara, për të mbetur një model për gazetarinë shqiptare.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s