Koha për një vetërregullim etik të medias

Alketa Koja

etika1Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ndër të drejtat themelore të njeriut përmend në nenin nr.8 të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjaredhe citon “Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij”. Gjithashtu, Konventa sanksionon në nenin 10 të drejtën për Lirinë e shprehjes,kur thotë se “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë”.

Edhe po ti referohemi Kushtetutës së Shqipërisë, si Ligji themelor i shtetit shqiptar, i cili në bazë edhe të miratimit të kësaj Konvente parashikon pikërisht këto dy të drejta, siç janë e drejta e lirisë së shprehjes (neni 22) dhe e drejta e jetës private (neni 35), duke i vendosur të dyja këto të drejta individuale në piedestalin ligjor.

Por si mund të praktikohen këto të dy të drejta në realitetin shqiptar kur sot më shumë se kurrë gjendemi përballë një situate të vështirë shoqërore dhe mediatike njëkohësisht, ku individi viktimizohet pafundësisht çdo ditë, me lajme, fotografi, mesazhe private, histori personale të publikuara në faqet e para të shtypit shqiptar.

Mjafton t’u hedhësh një sy gazetave të përditshme vetëm ditëve të fundit dhe do gjeni pafund ngjarje kronike të cilat, edhe në shfaqjen e një realiteti të tmerrshëm social, rëndojnë akoma më shumë individin apo familjarët e tij në ekspozimin e pajustifikuar të jetës së tyre private apo të familjarëve të tjerë .

Kjo rëndesë deri në makabritet rëndon më shumë kur ekspozohet në mënyrë të pajustifikuar jeta personale e një të mituri, i cili mund të ketë humbur në ngjarje dhe jetën. Rastet e dhunimit të një të mituri, të cilat mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme e të çojnë deri në vdekjen e tij, nuk duhet të çojë askënd të  përkeqësojë këtë gjendje duke abuzuar mbi dinjitetin e tij, qofshin këta prindër, të afërm, mësues, punonjës administrate apo dhe gazetarë.

Raste të tilla fatkeqësisht ka plot. Vetëm së fundmi, këtë javë, në një përditshme shqiptare publikohet lajmi mbi një fëmijë të mitur të dhunuar nga një 52-vjeçar. Lajmi përveçse bënte të ditur shumë detaje për gjendjen e rënduar shëndetësore të të miturit tregonte në plan të parë pamjen e të atit gjatë intervistës. Identifikimi i prindit në këtë rast çon drejt për së drejti në identifikimin e fëmijës, i cili është viktima e vërtetë në këtë ngjarje, dinjiteti i të cilit jo vetëm është shkelur dhe lënduar nga akti i dhunshëm kriminal, por që lëndohet për së dyti kur identifikohet në të gjithë shoqërinë nëpërmjet identifikimit të prindit të tij.

E vërteta qëndron se shumë gazeta kanë filluar të ndërgjegjësohen në lidhje me autocensurën që ata vetë duhet të praktikojnë në lidhje me raportimin e lajmeve që kanë të bëjnë me ekspozimin e jetës private të fëmijëve. P.sh. rasti i një tjetër të përditshmeje, e cila disa ditë më parë kishte një artikull në lidhje me një histori tjetër dhune të një 15-vjeçari dhe në asnjë moment dhe në asnjë rresht të artikullit nuk jepte mundësinë për identifikimin e viktimës. Mungesa e të dhënave personale të të miturit nuk e bënte lajmin më të pavërtetë dhe më të palexueshëm sesa po të ishin shfaqur këto të dhëna, përkundrazi një lajmi i tillë e bën gazetën më të respektueshme dhe më dinjitoze.

Dua këtu të përmend dhe rastin e djalit 11-vjeçar i cili gjeti vdekjen gjatë procesit të një operacioni në sy. Në raportimin e këtij lajmi gazeta të ndryshme kanë mbajtur pozicione të ndryshme. Disa gazeta kanë shfaqur fotografinë e djalit të korrigjuar me anë të filtrit te sytë dhe disa të tjera jo. Duhet thënë se respektimi i dinjitetit të njeriut dhe sidomos i të miturve nuk mbaron me humbjen e jetës së tyre, përkundrazi duhet të jetë më i fortë. Respektimi i dinjitetit, emrit të mirë, dhe figurës së njerëzve që nuk janë më është një nga vlerat më të shenjta të popullit tonë dhe për këtë arsye duhet të mbrohet me çdo kusht nga të gjithë ne. Qofshim gazetarë apo dhe lexues të thjeshtë. Shfaqja e jetës private të njerëzve që nuk janë më në jetë pa mbrojtjen e duhur është një detyrim që çdo profesionist duhet ta mbartë në punën e tij.

Po si mund të bëhet kjo në praktikë?

Është detyrë pikërisht e profesionistit, gazetarit apo kujtdo tjetër që ka mundësinë ta mbrojë dinjitetin e viktimës, ta bëjë këtë gjë duke u nisur nga vetëgjykimi, vetëkontrolli dhe autocensura. Këtu duhet të nisë ajo që quhet përgjegjësia morale e gazetarit, sepse vetëm kështu, duke u zbatuar nga të gjithë, mund të sigurohet një respektim i vlerave morale dhe shoqërore të atyre parimeve bazë të përmendura në fillim dhe të sanksionuara si në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s