Të shohësh historinë nga faqet e para të gazetave

Albumi “Faqja e parë” sjell ngjarjet kryesore historike nga viti 1912-2012, në faqet e para të shtypit shqiptar

100-vjetori i Pavarësisë dhe krijimi i shtetit të pavarur shqiptar, përveçse një rast për të festuar, është edhe një rast për të reflektuar. 100 vitet në harkun kohor 1912-2012, janë padyshim vitet e një progresi të madh dhe të një mbijetese të vështirë, të luftërave heroike dhe vonesave të pakuptimta, të dramave europiane dhe skeçeve ballkanike. Pavarësisht vonesave dhe zigzageve, diktaturës së gjatë dhe tranzicionit të zgjatur, shqiptarët sot më shumë se kurrë kanë arsye të ndihen krenarë për rrugën e përshkuar.

100 vitet, që nga 1912, janë të mbushura me ngjarje të mëdha e të vogla, të cilat kanë ndikuar në historinë e shtetit dhe të popullit shqiptar. Këto ngjarje, padyshim gjenden në tekstet e shkollave, në dokumentet e arkivave, në sirtarët e kancelarive. Sigurisht, madje para së gjithash, ato gjenden në faqet e gazetave, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ndonëse Shqipëria për arsye që dihen, nuk ka pasur një shtyp të zhvilluar si ai i vendeve të tjera, gazetat dhe revistat e botuara te ne, janë gjithsesi, një pasqyrë besnike e historisë. Jo vetëm shtypi i viteve ’30 apo shtypi i sotëm pluralist, por edhe shtypi i kontrolluar komunist gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, me shabllonet propagandistike dhe heshtjen e tij, është padyshim dëshmitar i asaj periudhe.

“Faqja e Parë” është një koleksion i përzgjedhur i faqeve të para të gazetave shqiptare që nga Pavarësia deri më sot, që pasqyrojnë ngjarjet kryesore historike gjatë 100 viteve. Shpallja e  Pavarësisë, Kongresi i Lushnjës, Revolucioni i Qershorit, vendosja e monarkisë, pushtimi fashist, krijimi i Partisë Komuniste, çlirimi i Shqipërisë, shpallja e Republikës, gjyqi i deputetëve, bomba në Ambasadën Sovjetike, prishja me Moskën, letra e hapur, vizita e Çu En Lait, dalja nga Traktati i Varshavës, prishja me Kinën, vetëvrasja e Mehmet Shehut, vdekja e Enver Hoxhës, ngjarja e ambasadave në korrik 1990, demonstrata e studentëve, shpallja e pluralizmit, rrëzimi i statujës së Enver Hoxhës, Ngjarjet e ’97-ës, shpallja e Pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO, ngjarjet e 21 janarit 2011, dhënia e statusit të vendit kandidat për në BE etj., etj, janë disa nga ngjarjet që ky botim i sjell nëpërmjet faqeve të para të gazetave shqiptare. Ky botim nuk pretendon të jetë as një histori e 100 viteve të fundit dhe as një histori e shtypit shqiptar të 100 viteve të fundit. Ai është thjesht një koleksion i faqeve të para, një përpjekje për të parë historinë nëpërmjet asaj që është apo nuk është në faqen e parë të nesërmen e një ngjarjeje historike.

Ky botim u realizua nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë. Redaktor është Remzi Lani, Bibiograf, Maksim Gjinaj, fotograf Zaim Elezi dhe design Bujar Karoshi.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s