Arvizu: Të drejtat e autorit vidhen si energjia elektrike!

Patenta e një produkti në Shqipëri mund të vidhet dhe ai që e përvetëson nuk ndëshkohet. Në vendin tonë pirateria është në nivele shqetësuese, ndaj biznesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë kërkon nga qeveria mbeshtetje me ligj në mbrojtje të së drejtës së pronësisë intelektuale. Zhvillimi ekonomik dhe integrimi në Bashkimin Europian ka kërkesë zbatimin e këtij kushti. “Ne besojmë se qeveria shqiptare, e cila ka marrë disa masa, duhet të punojë më shumë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, pasi shume produkte janë të vjedhura. KKRt-ja ka vendosur disa gjoba për televizionet kabllore, por vjelja e tyre është e vështirë. Pirateria në Shqipëri është në nivelin 75 %, e dyta pas Maqedonisë dhe kjo është një shifër shumë e lartë për një vend që aspiron integrimin ne BE. Përvetësimi i pronësisë është si vjedhja e energjisë. Një kompani nuk bën dot biznes kur gjysma e energjisë vidhet. Pa paguar, sistemi shpërndarës i energjisë nuk mund të jetë i qendrueshëm”, tha Arvizu. Ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sequi deklaroi se Shqipëria është hapa mbrapa në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e së drejtës së pronësisë intelektuale. “Në MSA thuhet se Shqipëria duhet të zbatojë ligjin mbi respektimin e së drejtës mbi pronësinë intelektuale deri në vitin 2013. Na vjen keq por ne nuk jemi ende në këtë fazë. Bashkimi Europian ka financuar 1.8 milionë euro për programin e 2010-2015 për Mbrojtjen e së Drejtës mbi Pronësinë Intelektuale”, u shpreh Sequi. Qeveria ka hartuar një projektligj për mbrojtjen e autorësisë, por ai ende ka mbetur në letër. “Është fakt që qeveria e Shqipërisë e ka miratuar që në vitin 2010 strategjinë kombëtare të pronësisë intelektuale dhe industriale, ndërgjegjësimi i publikut, është presioni i publikut, kërkesa e konsumatorit në fund të fundit, një nga shtyllat themelore për një konkurrencë të ndershme”, tha Edmond Haxhinasto, ministër i Ekonomisë. Sipas të dhënave të biznesit amerikan janë afro 800 çështje në gjykatë ku është shkelur e drejta e pronësisë dhe autorësisë dhe asnjëra prej tyre s’ka marrë zgjidhje. Të dhënat u bënë të ditura në konferencën “Mbrojtja e pronësisë intelektuale/Përafrimi me legjislacionin e BE/Sfidat”.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s